A ishte çudi për njerëzit, që Ne një njeriu nga mesi ityre i thamë: Tërhiqjau
vërejtjen njerëzve, kurse ata që besuan gëzoi se me të vërtetë kanë pozitë të
lartë te Zoti i tyre. E ata që besuan thanë: “S’ka dyshim, kjo është një magji e
vërtetë!”
Vërtet Zoti juaj është All-llahu, i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë
ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndërmjetësues nuk do
të ketë vetëm poqese lejon Ai. Ky, madhëria e Tij është All-llahu, Zoti juaj,
pra adhurojeni Atë! A nuk merrni mësim?
kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut, është i vërteë. Ai e
filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t’i shpërblyer me të drejtë ata që
besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të
dhembshëm, për shkak se ata mohonnin.
Ai e bëri diellin, e hënën dritë dhe asaj (hënën) ia caktoi fazat, që ta dini
numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me
qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argument një populli që kupton.
Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e dynjasë dhe kanë
gjetur prehje në të, dhe ata që janë indieferentë ndaj argumenteve Tona.
Lutja e tyre aty është: “I lartë je o All-llah!”, e përshëndetja e tyre është:
Selam! dhe lutja e fundit e tyre: “Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të
botëve!”
Sikur All-llahu t’ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu
si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t’u përfundonte afati
(i vdekjes). Po Ne, ata që nuk janë të bindur se do të vijnë para nesh, i lëmë
të bredhin në mashtrimet e tyre.
E kur njeriun e godet dëmi, ai na lut qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne
ia largojmë të keqen, ai, sikurse të mos na ishte ulur fare për dëmin që e pat
goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.
Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse nuk besonin, edhe pse
të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu shpërblejmë Ne njerëzit
kriminelë.
Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë
(ringjalljen), thonë: “Sillna një Kur’an tjetër, ose ndryshoje këtë!” Thuaj:
“Mua nuk më takon që ta ndrushojë vetë, unë përcjelli vetëm atë që më shpallet,
unë nëse kundërshtoj Zotit tim i frikësohem dënimit të një Ditës të madhe.
Thuaj: “Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t’ua kisha lexuar juve atë,
as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar në mesin tuaj (as nuk
ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?”
Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: “Këta janë
ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!” Thuaj: “A po e informoni All-llahun me diçka
që Ai nuk e di se ç’ka në qiej dhe në tokë?” I pastër është madhëria e Tij nga
ajo që shoqërojnë!
Njerëzit nuk ishin tjetër pos të një feje, e u përçanë. E sikur të mos ishte
caktim i hershëm nga Zoti yt, do të përfundohej (me dënim) mes tyre, për atë që
ishin të përçarë.
Dhe thonin: “Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?”
Po ti thuaj: “E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut (Ai sjell mrekulli).
Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!”
E kur Ne ua dhurojmë njerëzve mëshirën pasi t’i ketë godotur e keqja (skamja),
kur qe ata u bëjnë hile argumenteve tona. Thuaj: “All-llahu është më i shpejti
në ndëshkim”. S’ka dyshim, përcjellësit tanë (melaiket) regjistrojnë atë që po
thurrni ju.
Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në
anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të
lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë fortë dhe nga të gjitha anët
rrethohen nga valët dhe binden se janë shkatërruar, e lusin All-llahun pa farë
përzierje të idhujve (duke thënë): Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do
të jemi gjithnjë falënderues!”
E kur Ai (All-llahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë në tokë, pa
arsye. O ju njerëz! Kryeneçësia është vetëm kundër vetes suaj, është përjetim i
jetës së kësajbote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për
veprimet tuaja.
Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga
qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen
të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë
stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të
mendojnë se janë të zotët e saj,e asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e
bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u
sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.
Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti) edhe më tepër (e shohin
All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë
banues të Xhennetit, aty janë përgjithmonë.
E ata që bënë të këqia, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon
poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi
t’i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të
zjarrit.
Atë ditë i tubojmë të gjithë, ndërkaq atyre që i kanë bërë shok All-llahut u
themi: “Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!” Ne ndajmë ata. E idhujt e
tyre u thonë: “Ju nuk na adhuruat ne!”
All-llahu na mjafton si dëshmues ms nesh e jush (kështu u thonë idhujt
idhujtarëve). Ne nuk dimë gjë për adhurimin tuaj ndaj nesh (ne nuk dëgjojmë, nuk
shohim e nuk kuptojmë).
Aty, në atë vend, secili njeri provohet me atë që e ka bërë më parë dhe kthehen
te All-llahu, Sundimtari i tyre i vërtetë dhe humb (shkon huq) prej tyre ajo që
trillonin (se do t’u bëjnë shefatë).
Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të
dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush nxjerr
të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë:
“All-llahu”. Ti thuaj: “A nuk frikësoheni?” (dënimit).
Thuaj: “A ka prej idhujve tuaj ndokush që ta fillojë krijimin e mandej atë (pas
vdekjes) ta rikthejë?” Thuaj: “All-llahu e nus krijimin dhe sërish e rikthen. Si
i largohen pra, së vërtetës?
Thuaj: “A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën
edrejtë? Thuaj: “Vetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën. . Atëherë pra, a është
më e drejtë të shkohet pas tij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që
nuk udhëzon, (sepse nuk mund të udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj
tjetër udhëzohet? ç’është me ju? Si gjykoni?
Nuk është e logjikshme të mendohe se ky Kur’an është i trilluar prej dikujt pos
All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues
e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i
botëve.
Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti
thuaj: “Sillne pra ju një kaptinë të ngjajshme me këtë, madje thirrni kë të doni
në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni”.
Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur’anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur
shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin dhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte
përfundimi i zullumqarëve.
Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë(Kur’anin), e ka
prej tyre edhe asaish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh ë së miri kokëfortit.
(Përkujto) Ditën kur i tubojnë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në
dynja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E, vërtet, kanë
dështuar ata që nuk besuan këë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën e
drejtë.
Nëse ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që u premtuan atyre
(mirë), ose ta marrim shpirtinty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është
vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë.
Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjellë vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron
All-llahu”. çdo popull ka afatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata
nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.
E ata kërkojnë t’u tregosh (e do të thonë): a është e vërtetë ajo (që thua për
dënimin)? Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, ajo është më se e vërtetë, dhe ju nuk do
të mund ta pengoni kurrsesi.
Secili njeri që ka dëmtuar veten (duke mosbesuar), po të ishte e tij çdo gjë që
ekziston në tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar). E kur e shohin
dënimin, aa fshehindëshprimin (nga hutia). Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes
tyre nuk u bëhet padrejtë.
Vini re! Nuk ka dyshim se gjithçka që gjendet në qiej e në tokë është e
All-llahut! Kini kujdes. Premtimi iAll-llahut është më se i vërteë, por shumica
e tyre nuk e dinë.
O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj
që gjendet në krahrorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.
Thuaj: “Më thuani, atë që All-llahu ju dha si ushqim (të lejuar), e ju nga ai
diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?” Thuaj: “A ju lejoi All-llahu ju, ose
ju i shpifni All-llahut?”
Po çfarë është mendimi i atyre që shpifin All-llahut, për ditën e kijametit?
All-llahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk
falënderojnë.
Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kur’ani dhe nuk
bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë.
Zotit tënd nuk mund t’i fshihet as në okë e as në qiell as sa grimca e as më e
vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt.
Ta keni të ditur se gjithçka që është një qiej e në tokë janë në pushtetin e
All-llahut (pra, edhe idhujtarët). E ata, që pos All-llahut adhurojnë, në të
vërtetë nuk janë kah pasojnë zota, ata nuk janë kah pasojnë tjetër pos
supozimeve dhe nuk janë tjetër vetëm se gënjejnë.
(Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: “All-llahu ka fëmijë”.
Larg asaj është All-llahu, Ai s’ka nevojë, e Tij është ç’ka në tokë, ju nuk
argumente për këtë (që ta thoni), a thoni për All-llahun çka nuk dini?
Ata kanë një përjetim në dynja, pastaj kthimi i tyre është vetëm te Ne, e Ne do
të bëjmë që ata të shijojnë dënimin e dhembshëm për shkak se nuk besonin.
Lexoju atyre ngjarjen e Nuhut, kur i tha popullit të vet: “O populli im, nëse u
vjen rëndë qëndrimi im më mesin tuaj, përkujtimet e mia me ajetet e All-llahut,
e unë iu kam mbështetur vetëm All-llahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni
në ndihmë edhe zotat tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e
mos pritni.
E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë shpërblim, se
shpërblimi im është vetëmprej All-llahut. Unë jam i urdhëruar të jam njëri prej
muslimanëve.
e ata (populli i tij) e konsideruan atë rrenacak e Ne e shpëtuam atë dhe ata që
ishin bashkë në anije, dhe i bëmë që ata të jenë pasardhës (zëvendësues), kurse
ata që përgënjeshtruan ajetet tona i përmbytëm. Shih pra, si ishte fundi i
gënjeshtarëve.
Mandej pas tij dërguam të dërguar te popujt e tyre , të cilët erdhën dhe u
sollën atyre argumente të forta, por ata nuk i besuan asaj, të cilën më parë e
kishin përgënjeshtruar. Kshtu, pra u vulosim zemrat atyre që kalojnë kufijtë.
Pastaj, pas tyre dërguam Musai dhe Harunin me argumentet tona, te faraoni dhe
paria e rrethit ta tij, po ata paraqitën kryelartësi, pse ishte popull që bënte
krime.
Ata thanë: “Mos erdhe të na largosh nga ajo (feja) që e gjetëm te prindërit
tanë, për t’ju mbetur ju dyve madhështia në tokë? Po ne nuk u besojmë juve dyve.
E kur i hodhën ata, Musai u tha: “Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!”
Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrahë veprën e të
prishurve.
Duke pasur frikë nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t’i turturojnë, Musait
nuk i besoi kush pos një pjese të pasardhësve të popullit të tij. Vërtet,
faraoni ishte mbizotërues në tokë dhe ai ishte prej shkatërrimtarëve.
Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij t’i bëni vend në Egjipt popullit tuaj,
shtëpitë tuaja t’i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa)
përgëzoi besimtarët!
Musai tha: “Zoti ynë, Ti i ke dhënë faraonit dhe parisë së tij mjete të
përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zot ynë, po i largojnë
njerëzit prej rrugës tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e
tyre, e të mos besojnë derisa të shijojnë dënimin e idhët.
Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi
mizorisht dhe armiqësisht derisa e përhshiu atë përmbysja e ai tha: “Besova se
nuk ka Zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga
muslimanët!”
Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupn tënd (të vdekur), që
të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë
njerëzis që nuk hulumtojnë argumentet Tona.
Në të vërtetë, Ne i vendosëm beni israilët (pas shkatërrimit të armiqve të tyre)
në një vend të mirë, i furnizuam ata me ushqime të dobishme dhe nuk ishin të
përçarë (rreth fesë) vetëm pasi që u erdhi atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do
të gjykojë mes tyre në ditën e kijametit, për atë që ishin përçarë.
Po, (fjala vjen) nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e
pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga
Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë.
Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në
shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre
dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat
të caktuar.
Thuaj: “O ju njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk adhuroj ata që ju i
adhuroni pos All-llahut, por adhuroj All-llahun që u jepë vdekjen (ashtu si u ka
dhënë jetën), dhe jam i urdhëruar të jem besimtarë (i Zotit një).
Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largojë kush pos Tij,
po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e
Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robët e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë.
Thuaj: “O ju jerëz, juve ju erfdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugën e
drejtë, ai ka vetëm për veten e vet, ndërsa kush e merr të shtrembëren, ai e ka
humbur veten. Unë nuk jam rojë e juaj!”