Elif, Lamë, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit t’i
nxjerrësh njerëzit prej errësirës në dritë; (t’i nxjerrësh prej errësirës) në
rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.
Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga
rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në
humbje.
Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të
vet, ashtuqë ai t’u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur
atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i
urti.
Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë); xnirre popullin tënd
prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u
dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i
durueshëm dhe shumë falënderues.
(përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: “Përkujtonie dhuntinë e All-llahut
ndaj jush; kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonin dënimin më të
shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e lënin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit
sprovë të madhe nga Zoti juaj. ”
A nuk jeni të njohur me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli
i Nuhut, i Adnit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush
për ta poa All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata
i vënin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta: “Ne e mohojmë atë me
çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni”.
Të dërguarit e tyre u thanë: “A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e
qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t’ju falur mëkatet dhe për t’ju
vazhduar (jetën deri në një afat të caktuar!” Ata thanë: “Ju nuk jeni tjetër pos
njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin
prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!”
Të dërguarit e tyre ju thanë: “Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si dhe edhe
ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon të
sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra, besimtarët le t’i
mbështeten vetëm All-llahut.
E përse të mos i mbështetemi All-llahu derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të
drejt). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do të përballojmë mundimet që na
bëni, e vetëm All-llahut let’i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu
mbështeten.
Ata që mohuan të dërgarit e vet thanë: “Për Zotin, ne do t’ju dëbojmë nga vendi
ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!” E atyre (të dërguarëve) Zoti u
shpalli; Ne gjithqysh do t’i shkatërrojmë zullumqarët.
Përpiqet ta përbijë, po nuk mund ta gëlltis atë, atij i vjen vdekja nga të
gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej
vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.
Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e
shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë
nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.
E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e
nënshtruar) u thonë parisë (udhëheqëse): “Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund
të nalehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?” Ata (paria) thonë: “Sukur të na
kishte udhëzuar All-llahu, ne do t’ju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj,
u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim).
E të kryhet çështja (të hyjnë ata të Xhennetit dhe të Xhehennemit në të,
Xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjeratën e shëmtuar) dhe u thotë: “Vërtet,
All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuardhe, qe, nuk
zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që
t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët;
atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortnie veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoë
juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë
mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit). S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim
të dhembshëm.
E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhërin e Zotit të tyre u
vendosën në Xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë
përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është “selam” - paqe.
All-llahu forcon ata që besuan në fjalëne fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote
e edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu
punon çka të dojë.
Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për t’i shmangur (njerëzit) nga rruga
e Tij. Thuaj: “Shfrytëzoni përjetimet se e srdhmja e juaj është te Zjarri!”
Robëve të Mi, të cilët besuan thuaju: “Të falin rregullisht namazin dhe me atë
që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në
të nuk ka as kompensim as miqësi”.
All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe lëshoi prej së larti ujë
(shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në
shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhërin e Tij, e në shërbimin tuaj i
vuri edhe lumenjtë.
Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë
se përpiqeni t’i numëroni të mirat (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë
dhe shumë për përbuzës.
Zoti im! ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më
respekton mua, ai është i mi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je
që fal dhe mëshiron.
Zoti ynë! unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka
bimë, e pranë shtëpisë tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që të falin
namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të
falënderuar me mirënjohje, furnizoj ata me fruta.
E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë
zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë
shtangen (mbesin të hapur).
Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t;ju vijë dënimi, e
ata që ishin mizorë thonë: “Zoti ynë! na jep afat për një kohë të shkurtër t’i
përgjigjemi thirrjes tënde (për besim) dhe t’i pasojmë të dërguarit!” A nuk e
besuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej dynjasë në botën tjetër)?
Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i
shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj
edhe juve.
(ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt
(në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dallin sheshazi para All-llahut,
Një, Mbizotërues.