Dhe kur atyre u thuhet: Besoni sikurse besuan njerėzit! Ata thonė: A tė besojmė
ashtu siē besuan mendjelehtit? A nuk janė vėrtet mu ata mendjelehtit?; Por nuk
e dinė.
Shembulli i tyre ėshtė si shembulli i atij qė ndezė njė zjarr dhe posa ai
ndriēon vendin pėrreth tij, All-llahu ua shuan dritėn atyre dhe i lė nė errėsira,
(dhe aty) nuk shohin.
Ose (Shembulli i tyre ėshtė) si ndonjė shi i rreptė prej sė larti me errėsirė,
me bubullimė e me vetėtimė, e prej frikės sė vdekjes, nga rrufeja, ata vejnė
gishtat nė veshėt e tyre. Po All-llahu ėshtė rrethues i mosbesimtarėve (atij nuk
mund ti shpėtojė askush).
Vetėtima gati ua merrė tė pamurit dhe, saherė qė ajo u bėnė dritė atyre, ata
ecin nė te, e kur u errėsohet mbesin aty. E sikur tė donte All-llahu, do tua
merrte tė dėgjuarit (me krismėn e bubullimės) dhe tė pamurit (me shkėndijėn e
vetėtimės). Vėrtetė, All-llahu ėshtė i plotėfuqishėm pėr ēdo gjė.
Ai, i cili pėr ju bėri tokėn shtrat, (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit
ju lėshoi shi me tė cilin ju siguroi lloje tė frutave si ushqim pėr ju, pra mos
i pėrshkruani All-llahut shokė, duke qenė se ju e dini (qė Ai nuk ka shokė).
E nė qoftė se jeni nė dyshim nė atė qė Ne ia shpallėm gradualisht robit tonė,
atėherė sillnie ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kurani) dhe thirrni (pėr
ndihmė) dėshmitarėt tuaj (zotėrat) pos All-llahut, nėse jeni tė sinqert (nė
thėniet tuaja se Kurani nuk ėshtė prej Zotit).
E mos e paēit bėrė (deri mė tash), e as qė do ta bėni kurrė (edhe nė tė ardhmėn),
atėherė ruajuni zjarrit, lėndė e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt, qė ėshtė i
pėrgaditur pėr mosbesimtarėt.
E, pėrgėzoi ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira se ata do tė jenė nė Xhennete
nė tė cilėt rrjedhin lumenj. Saherė qė u jepet ndonjė ushqim nga frutat e tij,
ata thonė: Ky ėshtė qė me te u ushqyem edhe mė parė. Ngase, u sillet ushqim i
ngjashėm (vetėm nė formė, e jo edhe nė shije). Aty do tė kenė ata bashkėshorte
tė pastra dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė.
All-llahu nuk ngurron qė tė marrė ēfarėdo shembulli, qoftė mushkonjė a diēka
edhe mė e imėt se ajo. Sa u pėrket atyre qė besuan, ata e dinė se ėshtė e
vėrtetė nga Zoti i tyre, ndėrsa ata tė cilėt mohuan do tė thonė: Ēdeshi All-llahu
me kėtė shembull? Ai me tė lajthitė shumė, dhe udhėzon me tė shumė (nė rrugėn e
drejtė), por nuk lajthitė me tė (tjetėrkė), pos fasikėt (mėkatarėt e mėdhenj).
Ata qė e thyejnė besėn e dhėnė All-llahut pasiqė ėshtė lidhur ajo, dhe e kėpusin
atė qė All-llahu ka urdhėruar tė jetė e kapur (sa i takon fesė sė All-llahut,
monoteizmit Islam, dhe tė praktikohen ligjet e saj nė tokė dhe gjithashtu sa i
takon tė mbajturit e lidhjeve tė mira me farefisin dhe miqėsinė ) e edhe bėjnė
shkatėrrimie nė tokė, tė tillėt janė ata tė dėshtuarit.
Ai (All-llahu) ėshtė qė pėr juve krijoi gjithēka ka nė tokė, pastaj vullnetin e
vet ia drejtoi qiellit dhe i bėri ata shtatė qiej. Ai ėshtė i Gjithėdijshmi pėr
ēdo gjė.
(Pėrkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjėjve: Unė po krijoj (po pėrcaktoj) nė
tokė njė zėvendės! Ata thanė: A do tė vėshė nė te atė qė bėnė ērregullime dhe
qė derdh gjaqet, e ne tė madhėrojmė Ty me lavdėrimin Tėnd dhe plotėsisht tė
adhurojmė! Ai tha: Unė di atė qė ju nuk dini!
E Ai (Zoti) ia mėsoi Ademit tė gjithė emrat (e sendeve) , pastaj ata ua
prezentoi engjėjve dhe u tha: Mė tregoni pėr emrat e kėtyre (sendeve tė
emėrtuara), nėse jeni tė drejt (ēka mendoni)?
(Zoti) Tha: O Adem, njoftoj ata (engjėjt) me emrat e atyre (sendeve)! E kur u
rrėfeu atyre pėr emrat e tyre, (Zoti) tha: A nuk u kam thėnė juve se Unė, mė sė
miri e di fshehtėsinė e qiejve e tė tokės dhe mė sė miri e di atė, qė ju e
publikoni dhe atė qė e mbani fshehtė.
E kur u thamė engjėjve: pėruluni (bini nė sexhde) Ademit, ata menjėherė iu
pėrulėn, me pėrjashtim tė iblisit (djallit). Ai rrefuzoi dhe u mbajtė nė tė madh
dhe u bė pabesimtar.
Ne i thamė: O Adem, ti dhe bashkėshortja juaj banoni nė Xhennet dhe hani
lirisht nga frutat e tij kah tė doni, po mos iu afroni asaj bime (peme) e tė
bėheni zulumqarė (tė vetvetes suaj).
Po djalli i bėri qė ata tė dy tė mashtrohen nė atė (pemė ose Xhennetin) dhe i
nxori ata nga ajo (e mirė) qė ishin nė te, e Ne u thamė: Zbritni (dilni), jeni
armik i njėri-tjetrit, e ju deri nė njė kohė nė tokė keni vendbanim dhe dėfrim.
Ne u thamė: Dilni prej atyhit qė tė gjithė, e juve gjithqysh do tu arrijė
udhėzim prej Meje, e kush pranon udhėzimin Tim, pėr ata nuk ka as frikė as qė do
tė brengosen.
O bijtė e israilit, kujtoni (jini mirnjohės pėr) tė mirat e Mia, tė cilat ua
dhurova juve dhe zbatoni premtimin qė mė keni dhėnė Mua. Unė zbatoj atė qė u
premtova dhe tė mė keni frikė vetėm Mua.
Dhe besonie atė, qė e shpalla (Kuranin), e qė vėrteton atė e keni ju e mos u
bėni mohues tė parė tė tij, dhe mos i ndėrroni ajetet e Mia (Kuranin) me njė
vlerė tė paktė, por vetėm Mua tė ma keni dronė.
Dhe ruajuni njė ditė kur askush askujt nuk do tė mund ti kryej asgjė, kur nuk
pranohet pėr te (jobesimtarin) ndonjė ndėrmjetėsim dhe nuk pranohet pėr te
kompensim, e as qė do tė ndihmohen ata (fajtorėt).
Pėrkujtoni edhe kur ju shpėtuam prej popullit tė faraonit, qė nga ai shijuat
dėnimin mė tė idhėt, duke ua therrur bijtė tuaj, e duke ua lėnė gjallė gratė
tuaja. Nė kėtė torturė pėrjetuat njė sprovim tė madh nga Zoti juaj.
Dhe kur Musai popullit tė vet i tha: O populli im, me adhurimin e viēit (nė
vend tė Zotit), ju i bėtė zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj,
dhe mbytne vetveten. Kjo pėr ju ėshtė mė sė miri te Krijuesi juaj. E Ai ua
pranoi pendimin tuaj, Ai ėshtė mėshirues, ndaj pranoi shumė pendimin.
Dhe Ne bėmė qė retė tu bėjnė juve hije, ju furnizuam me rrėshirė (tė ėmbėl
-Manna ) dhe me shkurtėza (Salwa). (Ju thamė) Hani nga tė mirat qė ju furnizuam!
(Ata nuk qenė mirėnjohės). Po Neve ata nuk na bėnė kurrfarė dėmi, por ata
dėmtuan vetveten.
E kur ju thamė: Hyni nė kėtė fshat (vendbanim), dhe hani nė te lirisht ku tė
dėshironi, e hyni nė derėn (e fshatit) pėrulur dhe thuani: Hittatun - ndjesė,
Ne ua falim mėkatet tuaja, e bamirėsve ua shtojmė shpėrblimin.
E ata qė ishin mizorė atė qė u ishte thėnė e ndryshuan me njė fjalė tjetėr, e Ne
pėr shkak se ata kundėrshtuan, lėshuam nga qielli Rizjan (lloj dėnimi) kundėr
atyre qė ishin mizorė.
Dhe (pėrkujtoni) kur Musai kėrkoi ujė pėr popullin e tij, e Ne i thamė: Bjeri
gurit me shkopin tėnd, atėherė nga ai gufuan dymbėdhjetė kroje qė secili grup e
dinte vendin ku do tė pinte ujė. (U thamė) Hani dhe pini nga begatitė e All-llahut
e mos vazhdoni tė jeni ērregullues nė tokė.
Madje kur ju thatė: O Musa, ne nuk mund tė durojmė (hamė) vetėm njė ushqim (tė
njėjtė), lute pra Zotin tėnd pėr ne tė na furnizojė me ēka mbinė toka prej
perimeve tė saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerze (groshė) dhe prej
qepėve tė saj! (Musai) Tha: A kėrkoni ta ndėrroni tė mirėn pėr atė qė ėshtė me
e thjeshtė? Zdirgjuni pra nė qytet, se aty do tė keni atė qė kėrkoni! E mbi ta
rėndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundėr vetes shkaktuan hidhėrimin e All-llahut.
Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberėt pa
kurrfarė tė drejte, dhe pėr shkak se kundėrshtuan dhe i kalonin kufijt nė tė
keqe.
Vėrtet, ata qė besuan, ata qė ishin jehudi, krishterėt sabejėt , kush besoi prej
tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botėn tjetėr dhe bėri vepra tė mira, ata e
kanė shpėrblimin te Zoti i tyre. Pėr ta nuk ka frikė as nuk kanė pėrse tė
pikėllohen.
(Pėrkujtoni) Kur Ne patėm marrė prej jush besėn tuaj, ngritėm mbi ju (kodrėn)
Turin (u thamė): veproni sipas atij (Tevratit) qė ua dhamė me seriozitet, e
mėsoni atė qė ėshtė nė te, ashtuqė tė ruheni.
E pas asaj (besės) ju mė vonė ia kthyet shpinėn e po tė mos ishte mirėsia dhe
mėshira e All-llahut ndaj jush, ju do tė ishit prej tė dėshpruarve (nė tė dy
jetėrat).
Ju tanimė e keni tė njohur ēėshtjen e atyre nga mesi juaj qė nuk respektuan (urdhėrin)
nė tė shtunėn, e Ne u thamė: Shndėrrohuni nė majmunė tė pėrbuzur!
(Pėrkutjoni) Edhe kur Musai popullit tė vet i tha: All-llahu ju urdhėron ta
therrni njė lopė! Ata thanė: A bėn tallje me ne? Ai tha: All-llahut i
mbėshtetem tė mė ruaj e tė mos bėhem nga injorantėt!
Ata thanė: Lute Zotin tėnd pėr ne tė na sqarojė ēfarė ėshtė ajo? Ai tha: Ai
thotė se ajo ėshtė njė lopė as e vjetėr (e moshuar) as e re (mėshqerė), ėshtė e
mesme, zbatoni pra atė qė urdhėroheni!
Ata thanė: Lute Zotin tėnd pėr ne qė tė na sqarojė ēfarė ėshtė ngjyra e saj? A
tha: Ai thotė se ajo ėshtė njė lopė e verdhė, ngjyra e saj ėshtė e fortė qė
kėnaqė shikuesit.
Ata thanė: Lute Zotin tėndė pėr ne qė tė na sqarojė ēfarė ėshtė ajo, se lopėt
na janė pėrzier (janė bėrė tė ngjashme) e ne do tė gjejmė tė vėrtetėn nė dashtė
All-llahu!
Ai tha: Ai thotė se ajo ėshtė lopė jo e lodhur duke lėruar tokėn as duke ujitur
bimėt, ajo ėshtė pa tė meta dhe nė tė nuk ka shenjė (ngjyrė tjetėr)! Ata thanė:
E tash na e sqarove saktė dhe e therrėn atė, e pėr pak e lanė pa e kryer punėn.
E ne u thamė: Mėshoni atij (tė vdekurit) me njė pjesė tė saj (tė lopės sė
therrur)! Ja, kėshtu All-llahu ngjallė tė vdekurit dhe ua sqaron argumentet e
veta, ashtu qė tė kuptoni.
Edhe pas (fakteve tė qarta) zemrat tuaja u bėnė pasandej tė forta si guri, e
edhe mė tė forta, sepse ka nga gurėt prej tė cilėve gufojnė lumenj, e ka disa
prej tyre qė ēahen dhe prej tyre buron ujė, madje ka prej tyre qė nga frika ndaj
Zotit rrokullisen tatėpjetė (nga maja e kodrės). All-llahu nuk ėshtė i
pakujdeshėm ndaj asaj qė veproni ju.
A shpresoni se do tu besojnė ata juve (jehudėt), kur dihet se njė grup prej
tyre dėgjuan fjalėt e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenė tė
vetėdijshėm (ēbėnin) i ndryshuan ato.
E kur takonin ata qė kishin besuar (muslimanėt) thonin: Ne kemi besuar! E kur
veēoheshin ata mes veti thonin: A po ju tregoni atyre (muslimanėve) pėr atė qė
All-llahu ua shpalli juve (nė Tevrat rreth Muhammedit a. s. ) qė ata para Zotit
tuaj tė kenė argumente kundėr jush. A nuk jeni duke kuptuar.
Ėshtė shkatėrrim pėr ata qė me duart e veta e shkruajnė librin, e pastaj thonė:
Ky ėshtė nga All-llahu!, e pėr tė arritur me te njė fitim tė paktė, pra ėshtė
shkatėrrim i madh pėr ta ēka shkruan duart e tyre dhe ėshtė shkatėrrim i madh
pėr ta ajo ēka fitojnė.
Ata edhe thanė: Neve nuk do tė na kapė zjarri vetėm pėr disa ditė tė numėruara!
Thuaj: A mos keni marrė prej All-llahut ndonjė premtim, e All-llahu nuk e thyen
premtimin e vet, ose jeni duke thėnė pėr All-llahun atė qė nuk e dini?
(pėrkujtoni) Kur Ne morėm zotimin e bijve tė Israilit; mos adhuroni tjetėrkė,
pėrveē All-llahun, tė silleni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmėve, ndaj
jetimėve, ndaj miskinėve (tė varfėrve) dhe njerėzve u thuani fjalė tė mira;
faleni namazin dhe jepeni zekatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe pėrveē njė
pakice prej jush, ia kthyet shpinėn zotimit.
Pastaj qe, ju jeni ata qė mbytni njėri-tjetrin, i dėboni disa prej jush nga
vendi i tyre duke bashkėpunuar kundėr tyre si ėshtė mėkatė e padrejtė, e nėse
ata bien te ju nė robėri, ju jepni konpensim pėr (ti liruar) ata, e dėbimi i
tyre nga vendi ėshtė i ndaluar pėr ju. A e besoni njė pjesė tė librit, e tjetrėn
e mohoni? Ēmund tė jetė ndėshkimi ndaj atij qė punon ashtu prej jush, pos
poshtėrim nė jetėn e kėsaj bote, e nė ditėn e gjykimit ata hidhen nė dėnimin mė
tė ashpėr. All-llahu nuk ėshtė i pakujdesshėm ndaj asaj qė veproni ju.
Ne i patėm dhėnė Musait librin dhe pas tij patėm dėrguar shumė pejgamberė. Isait,
birit tė Merjemės i dhamė argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin)
shpirtin e shenjtė. E saherė qė u erdhi ndonjė i dėrguar me ēka nuk u pėlqeu
juve, a nuk u bėtė kryelartė dhe disa prej tyre i pėrgėnjeshtruat e disa i
mbytėt?
E (jehuditė e kohės sė Muhammedit) thonė: Zemrat tona janė nė kėllėf! Jo, por
pėr shkak tė mosbesimit tė tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janė qė
besojnė (ose: pak send besojnė).
E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kurani) qė ėshtė vėrtetues i atij,
qė e kishin pranė, e qė para se tu vinte e kėrkonin ndihmėn e tij kundėr
mosbesimtarėve, e mohuan atė (Muhammedin) qė e njihnin, kur u erdhi. Pra
mallkimi i Allahut qoftė kundėr mosbesimtarėve!
E shėmtuar ėshtė ajo pėr ēka ata e shitėn vetvetėn. Atė qė e shpalli All-llahu
tė mos e besojnė nga zilia, pėr shkak se All-llahu nga mirėsia e Tij ti shpallė
atij qė dėshiron nga robėt e vet. Andaj merituan zemėrim mbi zemėrim (gazep mbi
gazep). Mosbesmtarėt kanė dėnim qė i poshtėrson.
Dhe kur atyre u thuhet: Besoni atė qė e shpalli All-llahu, ata thonė: Ne
besojmė atė qė na u shpall neve, kurse e mohojmė atė pas tij, edhe pse ėshtė
vėrtetues i atij, qė e kanė ata dhe ėshtė i vėrtet. Thuaj: Nėse jeni besimtarė,
pse i mbytnit mė parė pejgamberėt e All-llahut?
(Pėrkujtoni) Kur morėm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritėm kodrėn Tur, (u thamė)
merrni kėtė qė u dhamė seriozisht dhe dėgjoni (respektoni). Ata thanė: Dėgjuam
(me vesh) e kundėrshtuam. E pėr shkak tė mosbesimit tė tyre, adhurimi ndaj
viēit ishte pėrzier me gjak nė zemrat e tyre. Thuaj: Nėse jeni besimtarė,
besimi juaj ėshtė duke u udhėzuar keq.
Ėshtė e sigurtė se njerėzit mė lakmues pėr tė jetuar, ti ke pėr tė gjetur ata (jehuditė),
bile edhe mė lakmues se idhujtarėt. Ndonjėri prej tyre dėshiron tė jetojė
njėmijė vjet, por edhe sikur tė jetojė, ajo (jeta e gjatė) nuk do ta shpėtoj atė
prej dėnimit. All-llahu sheh ēka veprojnė ata.
Thuaj: Kush ėshtė armik i Xhibrilit (ėshtė armik i All-llahut), e ai me urdhėrin
e All-llahut e zbriti Kuranin nė zemrėn tėnde, qė ėshtė vėrtetues i asaj qė
ishte mė parė dhe udhėrrėfyes e pėrgėzues pėr besimtarėt.
Kush ėshtė armik i All-llahut, i engjėjve tė Tij, i tė dėrguarve tė Tij, i
Xhibrilit dhe i Mikailit (ai ėshtė mosbesimtarė), All-llahu ėshtė pa dyshim
armik i mosbesimtarėve.
E kur u erdhi atyre ndonjė i dėrguar prej All-llahut, vėrtetues i asaj qė kishin
ata, njė grup prej tyre tė cilėve iu ishte dhėnė libri, e hodhi pas shpine
librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjė).
(E hodhėn librin e Zotit) E ndoqėn atė qė thonin djajt nė kohėn e sundimit tė
Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin tė pafe, sepse u mėsonin
njerėzve magjinė. (Ndoqėn) Edhe atė qė u zbriti nė Babil dy engjėjve, Harutit
dhe Marutit. E ata tė dy nuk i mėsonin askujt (magjinė) para se ti thonin: Ne
jemi vetėm sprovė, pra mos u bėn i pa fe! E, mėsonin (njerėzit) prej atyre dyve
atė (magji) me ēka ndanin burrin prej gruas sė vet, por pa lejėn e All-llahut me
atė askujt nuk mund ti bėnin dėm dhe ashtu mėsonin ēka u sillte dėm e nuk u
sillte dobi atyre. E ata (jehuditė) e kanė ditur se ai qė (hodhi librin) e
zgjodhi atė (magjinė), ai nė botėn tjetėr nuk ka ndonjė tė drejtė (nė mėshirėn e
Zotit). Po ta dinin, ata se pėr ēka e shitėn vetveten, ajo ėshtė shumė e keqe.
As ata, ithtarėt e librit qė nuk besuan, e as idhujtarėt nuk duan qė juve tė ju
vijė ndonjė e mirė nga Zoti juaj. Mirėpo, All-llahu me mėshirėn e vet veēon atė
qė dėshiron, All-llahu ėshtė Zot i mirėsisė sė madhe.
Ne nuk abrogojmė (pezullojmė) asnjė nga argumentet tona, apo ta hedhim nė
harresė e tė mos sjellim edhe mė tė dobishėm se ai, ose tė ngjashėm me te. A nuk
e ke ditur se All-llahu ėshtė i plotfuqishėm pėr ēdo send?
Shumė ithtarė tė librit (jehudi, krishterė), edhe pasiqė iu ėshtė bėrė e qartė e
vėrteta, nga vetė zilia e tyre personale dėshiruan qė pas besimit tuaj tiu
kthejnė nė mosbesimtarė, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta
sjellė urdhėrin e vet. All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send.
Kryeni faljen (namazin) dhe jepne Zeqatin, e ēfardo tė mirė qė e pėrgatitni pėr
veten tuaj, atė e gjeni te All-llahu. Ska dyshim All-llahu pėrcjell ēdo veprim
tuajin.
Ata edhe thanė: Kurrsesi nuk ka pėr tė hyrė kush nė Xhennet, pėrveē atij qė
ėshtė jehudi ose i krishterė! Ato janė fantazi tė tyre! Thuaju: Sillni
argumentin tuaj (ēka thoni) po qe se jeni tė drejtė?
Nuk ėshtė ashtu (si thonė ata), po ai qė ėshtė dorėzuar All-llahut dhe ėshtė
bamirės, ai e ka shpėrblimin e vet te Zoti i tij, pėr ata nuk ka frikė, as nuk
kanė pse tė mėrziten.
Jehuditė thanė se tė krishterėt nuk kanė tė mbėshtetur nė asgjė (nuk kanė fe tė
vėrtetė). Edhe tė krishterėt thanė se jehudit nuk janė tė mbėshtetur nė asgjė, e
duke qenė se ata tė dy palėt e lexojnė librin. Po kėshtu si thėniet e tyre,
thanė edhe ata qė nuk dinin (idhujtarėt pėr Muhammedin). Po nė ditėn e gjykimit
pėr atė qė ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon ndėrmjet tyre.
E kush mundet tė jetė mė mizor se ai qė nė xhamitė e All-llahut pengon tė
pėrmendet emri i Tij (tė bėhet ibadet) dhe pėrpiqet pėr shkatėrrimin e tyre.
Atyre ndryshe nuk u takoi tė hyjnė vetė nė to, vetėm duke qenė rrespektues (tė
tyre e jo rrėnues). Ata nė kėtė jetė kanė nėnēmim e nė botėn tjetėr dėnim tė
madh.
Tė All-llahut janė edhe (anėt nga) lindja edhe perėndimi, dhe kahdo qė tė
ktheheni, aty ėshtė anė e All-llahut. Vėrtetė, All-llahu ėshtė i gjerė (nė
bujari) e i dijshėm.
Ata (ithtarėt e librit) thanė: All-llahu ka fėmijė I pastėr ėshtė Ai nga kjo e
metė! E Tij ėshtė gjithēka nė qiej e nė tokė, gjithēka i ėshtė nėnshtruar Atij.
E ata qė nuk dinė (kurejshitėt politeistė) thanė: Pėrse tė mos na flasė neve
All-llahu, ose tė na vijė ndonjė argument! po kėshtu, thėniet e tyre nė mėnyrė
tė njėjtė i patėn pėrsėritur edhe ata qė ishin para tyre. Tė njėjta janė zemrat
e tyre. Ne tanimė sqaruam argumentet pėr njė popull qė dėshiron tė bindet.
Ne tė dėrguam ty (o Muhammed a. s.) me tė Vėrtetėn (Islamin), pėrgėzues dhe
nedhir (vėrejtės, qortues, paralajmėrues), e ti nuk je pėrgjegjės pėr banuesit e
Xhehennemit.