Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke
biseduar fshehtas (thonë): “A mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri,
sikurse edhe ju, pra a do t’ia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini?”
Ata madje thanë: “(për Kur’anin) Ëndërra të përziera, madje thanë se ai
(Muhammedi) vet e trilloi, ai është poet! Le te na e sjellë një mrekulli ashtu
si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)!”
(atëherë atyre u thuhet) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet
tuaja se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kndër
tyre).
Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta)
triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon
shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj. ).
Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e tokë! E ata që janë pranë TIj
(melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurim ndaj Tij, e as nuk u bëhet
(ibadet) monotn.
Sikur të kushte në to (në qiej e në tokë) zota pos Allhut, ato të dyja do të
shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zot i Arshit.
A përvetësuan ata zota tjerë pos Tij? Thuaj: “Sillne argumentin tuaj? Ky
(Kur’ani) është argument për këta që janë më mua dhe për ata që ishin para meje,
por shumica tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj edhe nuk vështojnë.
Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk
përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga
frika prej tij janë të pakujdesshëm.
A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne
i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?
Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata,
dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë në mënyrë që ata të dinë të orientohen.
E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje
(duke thënë): “A ky është ai që përgojon zotët tuaj!” E ata përmendjen e
Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë.
Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk d të mund ta largojnë zjarrin as
nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin
jobesimtarë).
A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund t’i
ndihmojnë vetvetes (e lërë më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të
pranohen prej Nesh në fqinjësi.
Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u
mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne u pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë
a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)?
Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e
padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do
ta sjelllim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.
Dhe ata i bëmë shembëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në
punë të mira, në falljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues
Tanë të sinqertë.
Lutit Ne i dham të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij
fshati (vendbanim) që bënë punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i
prishur.
(Përkjto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çëshjen e bimës (mbjelljes) të
cilën delet e ati populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të
gjykimit të tyre.
E sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjegjen e saktë), po secilit (prej) u patëm
dhënë urtësi e dije. Ne e bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë
tesbih) së bashk me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë.
Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës se tuj ecte me
të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithëdijshëm për çdo gjë.
Ne iu përgjegjëm atij nga mëshira e Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte,
ia dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe bëmë prkujtim për të
devotshmit.
(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit)
dhe mendoi se nuk do t’i vijë më ouna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka
Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!”
Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam
bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke
shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh.
(Përkujto) Edhe atë që e ruajti nderin e saj, Ne e frymëzuam atë me shpirt
(barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit.
Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe:
monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrëputist etj. ), mirëpo, që të
gjithë do të vijnë te Ne.
Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e ai është momenti
kur mbeten të shtangët sytë e atyre që nuk besuan (në ato çaste thonë): “Të
mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (momment); por jo, është
e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenj.
(Përkujto) Atë ditë kur Ne e paloj qiellin sikurse palimi i fletëve në libër.
Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligimi
yni, e Ne e bëjmë këtë.
Ai (Muhammedi) tha: “Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të
vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër
asaj që ju përshkruani!”