Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të
mirën që u dha Zoti juaj e të thoni: “Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto
për neve, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.
Megjithatë (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë
(fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tilë njëmend është mohues i hapët.
Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata krijimin
e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në
pyetje.
Ata pastaj thanë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do t’i adhuronim ata
(as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt, ata
vetëm gënjejnë”.
Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i
ketë thënë paria e begatshme e tij: “Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fe dhe ne
jemi të orientuar gjurmëve të tyre”.
Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimn në një Zot) ndër
pasardhësit e vet me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e
drejtë.
A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi
përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në
shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime.
E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo
që ata grumbullojnë.
E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë që nuk feje
(jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t’ua bënim ppulazet e shtëpive
të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të
ngriteshin.
Edhe stoli të ndryshme (ari etj. ). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos
kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për
besimtarët e ruajtur.
Dhe Ne nuk u treguam asnjë mreklli (ndëshkuese) që nuk ishin të mëdha se
njëra-tjetra dhe ashtu i ndëshkuam në mënyrë që të tërhiqeshin nga rruga që
praktikonin.
Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: “O popull imi, a nuk është i imi
pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin
tim, a nuk po shihni?”
Po kur Isai erdhi me argumente tha: “Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erfha t’ju
sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni
mua!
A mendojnë se Ne nuk dërguam ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën mes tyre?
Po, e dëgjomë dhe të dërguarit tonë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre,
shkruajnë.