Ai është që arabve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi tityre që t’ju
lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe
pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.
Shembulli i atyre, që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është
shembulli indonjë gomari që bart libra. Shembulli i keq, është shembull i
popullit që përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë
të drejtë popullin jobesimtarë.
Thuaj: “O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse e pretendoni se jeni më të afërmit
e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkonie vdekjen, po qe se jeni të
sinqertë (në atë që thoni)”.
Thuaj: “s’ka dyshim se vdekja prejsë cilës po ikni, ka për t’ju zën, e mande do
të silleni te Ai që e di të padukshmën dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do t’ju
njoftojë me atë që keni punuar”.
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e zhumasë, ecni shpejt për
aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini
shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
E, kur të kryhet namazi, atëherë shërndanu në tokë dhe kërkoni begatitë e
All-llahut, por edhe përmendni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.
Po, kur ata shohin ndonjë tregti, ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të
lënë në këmbë. Thuaju: “Ajo që është te All-llahu është shumë më e mira se
dëfrimi dhe tregëtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!”