« Prev 12. Surah Yūsuf Next »




First Ayah  1  
First Ayah  1  
Quran - Albanian
 
Elif, Lamė, Ra. Kėto (ajete qė t’u zbritėn) janė ajetet e librit tė qartė.
 
Ayah   12:2   الأية
Quran - Albanian
 
Ne e zbritėm atė Kur’an arabisht, ahtu qė ta kuptoni.
 
Ayah   12:3   الأية
Quran - Albanian
 
Ne me tė shpallur tė kėtij Kur’ani po tė rrėfejmė ty (Muhammed) me tė bukurin rrėfim, edhe para tij ishe nga tė painformuarit.
 
Ayah   12:4   الأية
Quran - Albanian
 
(pėrkujto) Kur Jusufi, babait tė vet i tha: “O baba im, pashė (nė ėndėrr) njėmbėdhjetė yje dhe diellin dhe hėnėn, i pashė duke mė bėrė mua sexhde!”
 
Ayah   12:5   الأية
Quran - Albanian
 
Ai (Jakubi) tha: “O biri im, mos u trego ėndėrrėn tėnde vėllezėrve tu, se po tė bėjnė ndonjė dredhi, s’ka dyshim, djalli pėr njeriun ėshtė armik i hapėt”.
 
Ayah   12:6   الأية
Quran - Albanian
 
Ja, keshtu Zoti yt tė zgjedh ty, tė mėson interpretimin e ėndėrrave, plotėson dhuntinė e tij ndaj teje dhe familjes sė Jakubit, sikrse pat plotėsuar atė mė parė ndaj prindėrve tu, Ibrahimit dhe Is-hakut. Vėrtet, Zoti yt ėshtė mė i dijshmi, mė i urti!”
 
Ayah   12:7   الأية
Quran - Albanian
 
Njėmend, pėr ata qė pyesin (interesohen) nė ndodhinė e Jusufit dhe tė vėllezėrve tė tij, pati fakte (mbi fuqunė e Zotit).
 
Ayah   12:8   الأية
Quran - Albanian
 
Kur ata (vėllezėrit) thanė: “Pasha Zotin, Jusufi dhe vėllai i tij, janė mė tė dashur te baba ynė se sa ne, ndėrsa ne jemi grup (i fortė). Vėrtet, babai ynė ėshtė nė gabim sheshazi.
 
Ayah   12:9   الأية
Quran - Albanian
 
Mbytnie Jusufin ose hidhnie diku larg nė njė vend e babai juaj t’ju dojė juve e pas asaj (pendohuni) bėheni njerėz tė mirė.
 
Ayah   12:10   الأية
Quran - Albanian
 
NJėri prej tyr etha: “Mos e bmytni Jusufin, e nė oftė se jeni pėr tė bėrė diē, lėshonie atė nė fund tė bunarit, do ta marrė atė dikush prej dhėtarėve”.
 
Ayah   12:11   الأية
Quran - Albanian
 
Ata thanė: “O baba ynė ē’ke qė nuk na beson pėr Jusufin, e ne ia duam tė mirėn atij?
 
Ayah   12:12   الأية
Quran - Albanian
 
Dėrgoje nesėr atė me ne, le tė hajė pemė dhe le tė luajė me siguri do ta ruajmė atė.
 
Ayah   12:13   الأية
Quran - Albanian
 
Ai tha: “Unė mallėngjehem po tė vijė me ju, e edhe kam frikė se do ta hajė ujku, kur mungon kjdesi juaj pėr tė”.
 
Ayah   12:14   الأية
Quran - Albanian
 
Ata thanė: “Pėr Zotin, nėse e ha ujku, e duke qenė nė grup kaq i fortė, atėherė ne mos qofshim fare!”
 
Ayah   12:15   الأية
Quran - Albanian
 
Pasi qė ata shkuan me tė dhe vendosėn ta vėnė nė fund tė bunarit, Ne i shpalėm: “Ti do t’i njoftosh ata pėr kėtė vepėr tė tyre, e duke mos ditur ata (do tė vijė koha tė ju thuash pėr kėtė vepėr e ata nuk do tė dinė se ti je Jusufi)”.
 
Ayah   12:16   الأية
Quran - Albanian
 
E nė mbrėmje erdhėn duke qarė te baba i tyre.
 
Ayah   12:17   الأية
Quran - Albanian
 
Thanė: “O baba nė, ne shkuam tė bėjmė gara, e Jusufin e lamė te teshat tona dhe atė e kishte ngrėnė ujku. Ti nuk do ttė na besosh neve, edhe po tė emi tė vėrtetė!”
 
Ayah   12:18   الأية
Quran - Albanian
 
E erdhėn (i sollėn) e nė kėmishėn e tj me gjak tė rrejshėm. Ai tha: “Jo, (nuk e k ngrėnė ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punėn. Halli im ėshtė: durim i mirė. All-llahu ėshtė nga i cili kėrkohet ndihmė pėr kėtė qė pėrshkruani ju”.
 
Ayah   12:19   الأية
Quran - Albanian
 
Dhe atypari kaloi njė gru udhėtarėsh, e e dėrguan ujėbartėsin (pėr ujė), e ai e lėshoi kofėn e vet (nė bunar) dhe tha: “Myzhde! Qe njė djalosh!” Ata e fshehėn atė si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumė mirė seē’vepronin ata.
 
Ayah   12:20   الأية
Quran - Albanian
 
Dhe e shitėn atė (Jusufin( pėr njė ēmim tė vogėl, pėr disa dirhemė (masė argjendi) tė numėruar, sepse nė mesin e tyre pati asash qė nuk lakmuan (pėr ēmim mė tė lartė).
 
Ayah   12:21   الأية
Quran - Albanian
 
E ai qė e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas sė ve: “Bėni pritje tė kėnaqshme, se ėshtė shpresė t’ia shohim hajrin ose ta adoptojmė pėr fėmijė!” Ja, kėshtu (sikuse e shpėtuan nga bunari), Ne i bėmė vend Jusufit nė tokė (nė Egjipt), e qė t’ia mėsojmė atij shpjegimin pėr disa ėndėrra. All-llahu ėshtė mbizotėrues i punės sė vet, por shumica e njerėzve nuk e dinė (fshehtėsinė e ēėshtjeve).
 
Ayah   12:22   الأية
Quran - Albanian
 
E kur e arriti pjekurinė e tij, Ne i dhamė pushtet e dituri. E kėshtu Ne i shpėrblejmė punėmirėt.
 
Ayah   12:23   الأية
Quran - Albanian
 
E ajo, nė shtėpinė ė sė cilės ishte Jusufi, i bėri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: “Eja!” Ai (Jusufi) tha: “All-llahu mė ruajtė, ai zotėriu im (e burri yt), mė nderoi me vendosje tė mirė (si mud t’i bėj hile nė familje)”. S’ka dyshim se tradhtarėt nuk kanė sukses.
 
Ayah   12:24   الأية
Quran - Albanian
 
Ajo mėsyni atė qėllimidht, e atij do t’i shkonte mendja ndaj saj, sikur tė mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bėmė tė vendosur) qė tė larojmė nga ai tė keqen dhe tė ndytėn. Vėrtet, ai ishte nga robėt tanė tė zgjedhur.
 
Ayah   12:25   الأية
Quran - Albanian
 
Dhe, qė tė dy ata u ngutėn kah dera, e ajo ia grisi kėmishėn nga mbrapa dhe pranė dere ata tė dy takuan burrin e saj, e ajo tha “ēfarė mund tė jetė ndėshkimi i atij qė tenton tė keqen nė familjen tėnde, pėrpos tė burgoset, ose dėnim tė dhembshėm. ?”
 
Ayah   12:26   الأية
Quran - Albanian
 
Ai (Jusufi) tha: “Ajo m’u vėrsul mua!” Njė dėshmitar nga familja e saj gjykoi: nėse kėmisha e tij ėshtė grisur pėrpara, ajo ka thėnė tė drejtėn, kurse ai gėnjen.
 
Ayah   12:27   الأية
Quran - Albanian
 
E nėse kėmisha e tij ėshtė grisur prapa, atėherė gėnjen ajo, kurse ai ėshtė i drejtė.
 
Ayah   12:28   الأية
Quran - Albanian
 
E kur e pa ai (burri i saj) kėmishėn e tij tė grisur prapa, tha: “Kjo ėshtė dredhi juaja, vėrtet dredhia juaj ėshtė e madhe!”
 
Ayah   12:29   الأية
Quran - Albanian
 
“Jusuf, largohu nga kjo (mos ia pėrmend askujt)! E ti (gruas) kėrko falje pėr mėkatin tėnd, se vėrtet ti qenke fajtore!”
 
Ayah   12:30   الأية
Quran - Albanian
 
Njė grup nga gratė e qytetit thanė: “Gruaja e zotėriut (e ministrit) i vėrsulet marrėzisht shėrbėtorit tė vet, atė e ka kapluar nė shpirt dashuria, e ne jemi tė bindura se ajo ėshtė nė humbje tė hapėt.
 
Ayah   12:31   الأية
Quran - Albanian
 
E kur ajo dėgjoi pėr ato pėrshpėritjet e tyre, dėrgoi t’i thėrrasė ato, u pėrgaditi vend mbėshtetje dhe secilės prej tyre idha nga njė thikė e tha: “Dilu para atyre!” Kur e panė atė, ato u tronditėn dhe i prenė duart e tyre e thanė: “All-llahut i qofshim falė! Ky nuk ėshtė njeri, ky nuk ėshtė tjetėr vetėm se ndonjė engjėll i lartė!”
 
Ayah   12:32   الأية
Quran - Albanian
 
Ajo tha: “Qe, ky ėshtė ai pėr tė cilin mė qortuat mua, e unė e mėsyna atė, po ai u ruajt fort. Po qė se nuk e bėn ēka e urdhėroj, ai gjithqysh do tė burgoset dhe do tė nėnēmohet”.
 
Ayah   12:33   الأية
Quran - Albanian
 
Ai (Jusufi) tha: “O Zoti im, burgu ėshtė mė idėshiruar pėr mua, se sa atė qė mė ofrojnė ato mua dhe nėse Ti nuk mė largon prej meje dredhinė e tyre, unė mund tė anoj te ato dhe tė bėhem injorant.
 
Ayah   12:34   الأية
Quran - Albanian
 
E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe largoi nga ai dredhinė e tyre. Vėrtet, Ai ėshtė qė dėgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
 
Ayah   12:35   الأية
Quran - Albanian
 
Mandej, pasi qė vertetuan argumentet (e pastėrtisė sė Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit tė tij) iu paraqit ideja qė ata pėr njė kohė ta burgosin.
 
Ayah   12:36   الأية
Quran - Albanian
 
Sė bashku me tė hynė nė burg dy tė rinj. Njėri prej atyre dyve tha: “Unė ėndėrrova veten se po shtrydhi (rrush pėr) verė”. E tjetri tha “Unė ėndėrrova se po bart mbi kokė njė bukė nga e cila hanin shpezėt”. Na trego komentin e saj, se ne tė konsiderojmė nga komentuesit e mirė (tė ėndėrrave).
 
Ayah   12:37   الأية
Quran - Albanian
 
Tha: “nuk ju vjen juve ndonjė ushqim me tė cilin ushqeheni, e qė unė tė mos e dijė, t’ju pėrshkruaj atė para se t’ju vijė. Kjo ėshtė nga ajo ēka mė mėsoi Zoti im (nuk ėshtė fall e as prognozė). Unė kam braktisur fenė e njė populli qė nuk e beson All-llahun as botėn tjetėr, e ata ishin jobesimtarė”.
 
Ayah   12:38   الأية
Quran - Albanian
 
Unė ndoqa fenė e prindėrve tė mij: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t’i pėrshkruajmė kurrė njė send shok All-llahut. Ky (besim i drejtė) ėshtė dhuratė e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerėzve, por shumica e njerėzve nuk ia dinė vlerėn.
 
Ayah   12:39   الأية
Quran - Albanian
 
O ju dy shokėt e mij tė burgut, a ėsshtė mė mirė tė adhurohen zota tė ndryshėm ose All-llahu, i vetmi ngadhėnjimtar?”
 
Ayah   12:40   الأية
Quran - Albanian
 
Ata qė adhuroni pėrveq All-llahut, nuk janė tjetėr vetėm se emra qė i pagėzuat ju dhe prindėrit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjė fakt pėr ta, vendimi (nė ēėshtjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhėroi tė mos adhuroni tjetėr vetėm Atė. Kjo ėshtė feja e drejtė, por shumica e njerėzve nuk e dinė.
 
Ayah   12:41   الأية
Quran - Albanian
 
O shokėt e mij tė burgut! Njėri prej ju dyve do t’i japė tė verė zotėriut tė vet, e tjetri do tė varet, kurse shpezėt do tė hanė nga koka e tij. ēėshtja pėr tė cilėn kėrkuat shpjegim, ka marrė fund (kėshtu).
 
Ayah   12:42   الأية
Quran - Albanian
 
E atij pėr tė cilin besonte se ėshtė i shpėtuar i tha: “Mė pėrkujto mua te zotėriu yt”. Po djali e vuri nė harresė ta pėrkujtonte te zotėriu i tij, e pėr kėtė mbeti nė burg disa vjet.
 
Ayah   12:43   الأية
Quran - Albanian
 
E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: “Kam parė ėndėrr shtatė lopė tė majme dhe shtatė lopė tė dobėta qė i hanin ato (tė dobėtat, i gėlltitėn ato tė majmet) dhe shtatė kallinj tė gjelbėr (qė kishin lidhur frytin) e (shtatė) tė tjerė tė tharė. O ju pari, nėse dini tė interpretoni ėndrrėn, mė tregoni pėr ėndėrrėn time!”
 
Ayah   12:44   الأية
Quran - Albanian
 
Ata (paria) thanė: “Ėndėrra tė pėrziera, e ne nuk dimė komentin e ėndėrrave tė tilla”.
 
Ayah   12:45   الأية
Quran - Albanian
 
E ai prej atyre dyve qė shpėtoi (qė i pat thėnė Jusufi ta prmendė) e pėrkujtoi pas njė periudhe e tha: “Unė ju tregoj kuptimin e saj. Pra mė lejoni tė shkoj (te Jusufi)”.
 
Ayah   12:46   الأية
Quran - Albanian
 
(E dėrguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejti, na shpjego pėr shtatė lopė tė dobėta qė i hanin shtatė lopė tė majme, dhe shtatė kallinj tė gjelbėr eshtatė tė thatė, e ndoshta po kthehem te njerėzit (me pėrgjigjje), ashtu qė edhe ata tė kuptojnė (vlerėn dhe dijen tėnde)!
 
Ayah   12:47   الأية
Quran - Albanian
 
Ai (Jusufi) tha: “Mbillni shtatė vjet vazhdimisht, e ēka keni korrur lėnie nė kallinj, pėveē njė pakice nga e cila do tė hani.
 
Ayah   12:48   الأية
Quran - Albanian
 
Pastaj, do tė vijnė shtatė (vjet) tė vėshtira (me skamje) qė do tė hanė atė qė keni ruajtur pėr to, pėrveē njė pakice nga ajo qė do ta ruani (nė depo pėr farė).
 
Ayah   12:49   الأية
Quran - Albanian
 
Mandej, pas asaj vjen njė vit (i begatshėm) nė tė cilin njerėzve u bie shi dhe nė tė cilin do tė kenė tė vjela (vit i begatshėm nė pėrgjthėsi)”.
 
Ayah   12:50   الأية
Quran - Albanian
 
E mbreti tha: “Mė sillni mua atė (Jusufin)!” Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dėrguari (i mbretit), ai itha: “Kthehu te zotėriu yt dhe pyete atė: ē’ėshė puna e atyre, qė i prenė duart e tyre? Vėrtet, Zoti im e di shumė mirė dredhinė e tyre”.
 
Ayah   12:51   الأية
Quran - Albanian
 
Ai (mbreti) tha: “ēka ishte puna juaj kur ju vetė e dėshiruat (iu vėrsulėt) Jusufin?” Ato thanė: “Zoti na ruajt, ne nuk dijmė ndaj tij asnjė tė keqe!” Gruaja e ministrit tha: “Tash doli nė shesh e vėrteta, e unė iu vėrsula atij me dashuri, e ai ėshtė nga tė drejtit!”
 
Ayah   12:52   الأية
Quran - Albanian
 
Kėtė (e bėra thotė Jusufi) pėr ta ditur ai (ministri) se unė nuk e tradhtova tinėzisht dhe sė vėrtet All-llahu nuk realizon dredhinė e tradhtarėve.
 
Ayah   12:53   الأية
Quran - Albanian
 
Unė nuk e shfajsoj veten time, pse epshi ėshtė shumė nxitės pėr tė keqen, pėrveq atė qė ka mėshiruar Zoti im, se Zoti im ėshtė qė fal e mėshiron shumė.
 
Ayah   12:54   الأية
Quran - Albanian
 
Mbreti tha: “Me sillni muaatė, theshtė ta veēoj pėr veten time!” (ia sollėn Jusufin) E pasi qė bisedoi me tė tha: “Tash ti ke pozitė dhe je i besueshėm”.
 
Ayah   12:55   الأية
Quran - Albanian
 
Ai (Jusufi) tha: “Mė cakto mua pėrggjegjės tė depove tė vendit, unė jam besnik i dijshėm”.
 
Ayah   12:56   الأية
Quran - Albanian
 
Dhe kėshtu Ne Jusufit i dhamė pozitė nė vend (nė Egjipt) zinte vend aty ku dėshironte. Ne e pajisim me tė mira tona atė qė duam, e Ne nuk ua humbim shpėrblimin punėmirėve.
 
Ayah   12:57   الأية
Quran - Albanian
 
Po shpėrblimi i botės tjetėr, gjithsesi ėshtė shumė mė i mirė pėr ata qė besuan dhe ata qė u frikėsuan dhe u ruajtėn.
 
Ayah   12:58   الأية
Quran - Albanian
 
Dhe (pas njė kohe) vijnė vėllezėrit e Jusufit e hynė te ai, e ai i njohti, ndėrsa ata nuk e njihnin.
 
Ayah   12:59   الأية
Quran - Albanian
 
E pasi i furnizoi me tė gjithė artikujt e nevojshėm (me barė drithi pėr tė cilin kishin ardhur, etj. ), u tha: “Mė sillni njė vėlla tuajin qė keni nga baba, a nuk e vėreni se unė vėrtet u plotėsoj barrėn (peshojėn) dhe se unė jam mikėpritėsi mė mirė!”
 
Ayah   12:60   الأية
Quran - Albanian
 
E nėse nuk ma sillni atė (vėllaun), Ju nuk do tė merrni te unė barė drithi (pėr ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
 
Ayah   12:61   الأية
Quran - Albanian
 
Ata thanė: “Ne do tė pėrpiqemi pėr tė (pėr ta marrė) te babai i tij dhe gjithsesi ne do tė bėjmė atė!”
 
Ayah   12:62   الأية
Quran - Albanian
 
Ai (Jusufi) djelmoshave tė tij shėrbėtorė tė tij u tha: “Vėnie mallin e tyre (barrėn qė kishin sjellė pėr tė blerė drith) nė barrėt e tyre, ashtu qė kur tė kėthehen te familja e tyre (t’i hapin barrėt) ta njohin, e ndoshta do tė kthehen sėrish te na”.
 
Ayah   12:63   الأية
Quran - Albanian
 
E kur u kthye te babai i tyre thanė: “O baba ynė, po na ndalohet barra (drithi), lejonie tė vijė me ne vėllau ynė (Binjamini) qė tė marrim ushqim, e ne do tė ruajmė atė (nga ēdo e keqe)”.
 
Ayah   12:64   الأية
Quran - Albanian
 
Ai (Jakubi) tha: “A t’u besoj pėr kėtė sikurse u besova mė parė pėr vėllain e tij (Jusufin), po All-llahu ėshtė mbrojtėsi mė i mirė dhe Ai i mėshiruesve”.
 
Ayah   12:65   الأية
Quran - Albanian
 
E kur i hapėn barrėt e tyre, e gjetėn mallin e tyre qė iu ishte kthyer dhe thanė: “O ati ynė, ēka duam mė tepėr, qe ky ėshtė malli ynė qė na u kthye, do tė furnizojmė me drith familjen tonė, do ta ruajmė vėllain tonė dhe do ta shtojmė njė barrė deveje, e kjo ėshtė sasi e lehtė (pėr sundimtarin)”.
 
Ayah   12:66   الأية
Quran - Albanian
 
Ai (Jakubi) tha: “Unė kurrsesi nuk e dėrgoj atė me ju, derisa tė mė jepni besėn (e fortė) nė All-llahun, se gjithsesi do tė ma ktheni atė mua, pėrveē nėse u diktojnė rrethanat e nuk mundeni”. E kur ata ia dhanė besėn (u betuan), ai tha: “All-llahu ėshtė garantues pėr kėtė qė e thamė”.
 
Ayah   12:67   الأية
Quran - Albanian
 
Po ai (Jakubi) tha: “O bijtė e mij, mos hyni (nė Egjipt) pėr njė derė, po hyni nėpėr dyer tė ndryshme. Unė nuk mund tė largoj prej jush asnjė send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk ėshtė i tjetėrkujt vetėm i All-llahut, vetėm Atij iu kam mbėshtetur dhe vetėm Atij le t’i mbėshteten ata qė besuan.
 
Ayah   12:68   الأية
Quran - Albanian
 
Dhe ata hynė ashtu si porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjė qė do t’u ndihmonte asgjė nga caktimi i All-llahut, pėrveē njė dėshirė tė Jakubit qė e kishte nė vete dhe kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshėm pėr te, ngase Ne e kemi mėsuar pėr atė, por shumica e njerėzve nuk e dinė.
 
Ayah   12:69   الأية
Quran - Albanian
 
E kur hynė te Jusufi, aii (Jusufi) e afroi pranė vete vėllain e vet (Binjaminin) dhe tha: “Unė jam vėllai yt, e ti mos u pikėllo pėr atė qė ata vepruan!”
 
Ayah   12:70   الأية
Quran - Albanian
 
E kur i pajisi ata me pajimet e tyre e vuri tasin (gotėn) nė barrėn e vėllait tė vet, e pastaj njė thirės thirri: “O ju devexhinj, ju jeni vjedhės!”
 
Ayah   12:71   الأية
Quran - Albanian
 
U kthyen (devexhinjtė) dhe thanė: “ēka keni humbur?”
 
Ayah   12:72   الأية
Quran - Albanian
 
(shėrbėtorėt e sundimtarit) Thanė: “Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atė (tasin), ka (shpėrblim) njė barrė deveje (drith). Unė vetė jam pėr kėtė garantues!”
 
Ayah   12:73   الأية
Quran - Albanian
 
Ata (vėllezėrit e Jusufit) thanė: “Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur pėr tė bėrė shkatėrrime nė tokė dhe nuk jemi vjedhės!”
 
Ayah   12:74   الأية
Quran - Albanian
 
(shėrbėtorėt) Thanė: “Nėse jeni gėnjeshtarė, ēfarė duhet tė jetė ndėshkimi i atij (qė ka vjedhur)?”
 
Ayah   12:75   الأية
Quran - Albanian
 
Vėllezėrit thanė: “Dėnimi i tij ėshtė, vetė ai (tė robėrohet) nė barrėn e tė cilit gjendet. Kėshtu ne i dėnojmė tė padrejtit!”
 
Ayah   12:76   الأية
Quran - Albanian
 
Dhe filloi (kontrollimi) nė barrėt e tyre, pėrpara barrės sė vėllait tė vet, e pastaj e nxorri atė (tasin) nga barra e vėllait tė vet. Kėshtu Ne e mėsuam tė planifikojė Jusufi. Sipas ligjit tė mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vėllain e vet, pėrveē kur ėshtė dėshira e All-llahut. Atė qė duam Ne e lartėsojmė shumė nė dituri, e mbi secilin tė dijshėm ka edhe mė tė dijhėm.
 
Ayah   12:77   الأية
Quran - Albanian
 
(vėllezėrit) Thanė: “Nė pastė vjedhur ky, ka pasė vjedhur mė parė njė vėlla i tij. Jusufi kėtė e mbajti fshehtė nė vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: “Ju jeni nė pozitė mė tė keqe (kėtė e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu e di mė mirė pėr atė qė trilloni.
 
Ayah   12:78   الأية
Quran - Albanian
 
Ata thanė: “O zotėri, ai ka njė babė shumė tė vjetėr, pra , nė vend tė tij na merr njėrin prej nesh. Bėnė kėtė tė mirė se ti je prej atyre qė bėjnė mirė!
 
Ayah   12:79   الأية
Quran - Albanian
 
Ai (Jusufi) tha: “All-llahu na ruajt, tė marrim tjetėr pos atij te i cili e kemi gjetur teshėn tonė, ne atėherė do tė jemi tė padrejtė!”
 
Ayah   12:80   الأية
Quran - Albanian
 
E kur e humbėn shpresėn prej tij, u veēuan pėr t’u konsultuar. Mė i maddhi i tyre tha: “A nuk e dini qė babi juaj ka marrė prej jush besėn nė All-llahun, e mė parė ēafrė padrejtėsie keni bėrė ndaj Jusufit?” Unė pra nuk ndahem kurrė prej kėsaj toke (tė Egjiptit) deri qė tė mė lejojė babai im, ose tė vendosė All-llahu (mirė) pėr mua, e Ai ėshtė gjykatės mė i drejtė.
 
Ayah   12:81   الأية
Quran - Albanian
 
Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O at ynė, djali yt vodhi, ne dėshmojmė vetėm pėr atė qė dijmė, e pėr tė fshehtėn ne nuk ishim roje!”
 
Ayah   12:82   الأية
Quran - Albanian
 
Ti dėrgo e pyeti (banorėt nė) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karavanin me tė cilin kemi ardhur. Ne jemi tė drejtė (ē’tė themi).
 
Ayah   12:83   الأية
Quran - Albanian
 
Ai (Jakubi) tha: “Jo, ēėshtjen ua lehtėsoi epshi juaj, (mua nuk mė ka mbetur tjetėr) Durimi i mirė, shpresė qė All-llahu do tė m’i sjellė tė gjithė; Ai ėshtė mė i dijshmi, mė i urti!”
 
Ayah   12:84   الأية
Quran - Albanian
 
Dhe, ua ktheu shpinėn e tha: “O dėshprim i imi pėr Jusufin, hde nga pikėllimi iu zbardhėn tė dy sytė, po i pėrmbajtur (nga pikėllimi).
 
Ayah   12:85   الأية
Quran - Albanian
 
Ata thanė: “Pėr All-llahun ti vazhdimisht e pėrkujton Jusufin derisa do tė sėmuresh rėndė, e tė shkatėrrohesh”.
 
Ayah   12:86   الأية
Quran - Albanian
 
Ai (Jakubi) tha: “Unė hidhėrimin tim dhe pikėllimin tim, ia parashtroj All-llahut, e unė di pėr All-llahun atė qė ju nuk e dini”.
 
Ayah   12:87   الأية
Quran - Albanian
 
(Jakubi u tha tė bijėve tė vet) O bijtė e mi, shkoni dhe hulumtoni (nė Egjipt) pėr Jusufin dhe vėllain e tij, e mos e humbni shpresėn nga mėshira e All-llahit, pse vetėm populli jobesimtarė e humb shpresėn nė All-llahun.
 
Ayah   12:88   الأية
Quran - Albanian
 
(shkuan) E kur hynė te ai i thanė: “O ti zotėri, neve dhe familjen tonė na ka goditur skamje e vėshtirė, e kemi ardhur me njė mall tė vjetėr, e ti pra na mbush masėn (barrėn) dhe na dhuro, All-llahu i shpėrblen ata qė dhurojnė”.
 
Ayah   12:89   الأية
Quran - Albanian
 
Ai (Jusufi) tha: “A e dini ēka keni bėrė me Jusufin dhe vėlain e tij, kur ishit injorantė?”
 
Ayah   12:90   الأية
Quran - Albanian
 
Ata thanė: “A ti je vetė Jusufi?” Ai tha: “Unė jam Jusufi, e ky ėshtė vėllai im, All-llahu na dhuroi shpėtim, pse ai qė ruhet dhe bėn durim, s’ka dyshim All-llahu nuk e humb shpėrblimin e punėmirėve”.
 
Ayah   12:91   الأية
Quran - Albanian
 
Ata thanė: “Pasha All-llahun, ėshtė e vėrtetė se All-llahu tė ka lartėsuar mbi ne, kurse ne vėrtet ishim fajtorė!”
 
Ayah   12:92   الأية
Quran - Albanian
 
Ai tha: “Sot nuk ka qortim kundėr jush, All-llahu ju faltė juve; Ai ėshtė mė mėshirues i mėshiruesve!
 
Ayah   12:93   الأية
Quran - Albanian
 
Ju shkoni me kėtė kėmishėn time, dhe hidhnia atė babit tim nė fytyrė, e atij do t’i kthehen tė pamėt, e pastaj ejani te unė me tėrė familjen time”.
 
Ayah   12:94   الأية
Quran - Albanian
 
(u nisėn) Dhe posa u ndanė devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: “Po e ndiej erėn e Jusufit, mos mė konsideroni tė matufosur. ” (kėtė ia tha familjes sė vet nė Palestinė).
 
Ayah   12:95   الأية
Quran - Albanian
 
Ata (qė ishin prezent) thanė: “Pėr All-llahun ti vėrtet qėmoti nė humbje”.
 
Ayah   12:96   الأية
Quran - Albanian
 
E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atė (kėmishėn) mbi fytyrėn e tij, atij iu kthye tė pamėt dhe tha: “A nuk ju thashė se unė di nga All-llahu ēka ju nuk dini?”
 
Ayah   12:97   الأية
Quran - Albanian
 
Ata thanė: “O baba ynė, lutu pėr neve tė na falen mėkatet tona, se me tė vėrtetė kemi qenė fajtorė!”
 
Ayah   12:98   الأية
Quran - Albanian
 
“Mė vonė do tė kėrkoj Zotit tim faljen tuaj”, tha ai (Jakubi), se vėrtet, Ai ėshtė qė falė, ėshtė mėshirues.
 
Ayah   12:99   الأية
Quran - Albanian
 
(E morėn familjen dhe shkuan) e kur hynė te Jusufi, ai i afroi ngat vete tė dy prindėrit r tij dhe tha: “Me dėshirėn e All-llahut hyni nė Egjipt tė sigury!”
 
Ayah   12:100   الأية
Quran - Albanian
 
Dhe ai tė dy prindėrit e vet i mori lart nė fron (i uli pranė vete), e ata iu pėrulėn atij, e ai tha: “O ati im, kjo ėshtė domethėnia e ėndėrreės sime tė mėparshme. Zoti im kėtė tanimė e bėri realitet, e mua mė dhuroi mirėsi kur mė nxorri prej burgut, e juve u solli ngs fshati pasi djalli pat futur pėrēarje ndėrmjet meje dhe vėllezėrve tė mij. Zoti, im me mjeshtri e butėsi realizon dėshirėn e vet pėr ēka don, vėrtet Ai ėshtė mė i dijshmi, i urti.
 
Ayah   12:101   الأية
Quran - Albanian
 
(Pasi iu plotėsua dėshira Jusufit tha) Zoti im, Ti mė ke dhėnė mua pushtet, mė mėsove mua komentin e ėndėrrave; o Krijues i qiejve e i tokės, Ti je kujdestar imi nė dynja e nė Ahiret, mė bėn tė vdes mysliman dhe mė bashko me tė mirėt!”
 
Ayah   12:102   الأية
Quran - Albanian
 
Kėto janė nga ato lajme tė panjohura, e Ne po t’i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenė pranė tyre kur ata vendosėn ēėshtjen e tyre (hudhjen e Jusufit nė bunar etj. ) dhe kur bėnin dredhi.
 
Ayah   12:103   الأية
Quran - Albanian
 
Po ti edhe pse lakmon (pėr besimin e tyre), shumica e njerėzve nuk do tė besojnė.
 
Ayah   12:104   الأية
Quran - Albanian
 
Megjithatė qė ti nuk kėrkon prej tyre ndonjė pėr tė (pėr kėshillė e udhėzim). Ai (Kur’ani) nuk ėshtė tjetėr vetėm se kėshillė pėr mbarė njerėzit.
 
Ayah   12:105   الأية
Quran - Albanian
 
Sa e sa argumente ka nė qiej e nė tokė, tė cilėt i shohin, por ata nuk i vėshtrojnė fare.
 
Ayah   12:106   الأية
Quran - Albanian
 
Dhe shumica e tyre nuk beson ndryshe All-llahun, vetėm se duke i shoqėruar (zota tė tjerė).
 
Ayah   12:107   الأية
Quran - Albanian
 
A mos janė siguruar ata prej dėnimit qė mund t’u vijė nga All-llahu e t’i mbulojė, ose befas duke mos hetuar fare t’u vijė katastrofa e pėrgjithshme.
 
Ayah   12:108   الأية
Quran - Albanian
 
Thuaj: “Kjo ėshtė rruga ime, e vėnė nė fakte tė qarta, e qė unė dhe ai qė vjen pas meje. Larg tė metave ėshtė All-llahu, e unė nuk jam nga idhujtarėt. ”
 
Ayah   12:109   الأية
Quran - Albanian
 
Ne nuk dėrguam para teje vetėm se burra nga banuesit e qyteteve, tė cilėt i pajisėm me shpallje. A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė shihnin se si ishte pėrfundimi i atyre qė ishin mė parė? E s’ka dyshim se jeta e botės sė ardhshme ėshtė shumė mė e dobishme pėr ata, tė cilėt janė ruajtur; a nuk mendoni?
 
Ayah   12:110   الأية
Quran - Albanian
 
(nuk dėrguam tjetėr vetėm burra e ndihma u vonua) Derisa tė dėrguarit gati e humbnin shpresėn (se do t’i besojė populli), dhe menduan se u pėrgėnjeshtruan (pse ende nuk i kapi dėninmi), e atėherė u erdhi atyre (tėdėrguarve) ndihma Jonė. Ne i shpėtuan atė qė dashtėm. E dėnimi Ynė kundėr popullit idhujtarė nuk zbrapset.
 
Ayah   12:111   الأية
Quran - Albanian
 
Ne tregimet e tyre (tė dėrguarve dhe tė Jusufit me vėllezėr) pati mėsime e pėrvojė pėr tė zotėt e mendjes. Ai (Kur’ani) nuk ėshtė bisedė e trilluar, por vėrtetues i asaj qė ishte mė parė (librave tė shenjta) dhe sqarues i ēdo sendi, e edhe udhėrrėfyes e mėshirė pėr njė popull qė beson.