Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi,
e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj
atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri
Krijues!
Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e tha: “O populli im, adhuronie vetëm
All-llahun, se nuk ka zot tjetër pos tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)?”
E paria e atij populli që nuk besuan thanë: “Ky nuk është tjetër pos njeri
sikurse edhe ju, po dëshiron të jetë më i latrë se ju. Po të dëshironte
All-llahu do të dërgonte engjëj; ne një gjë të tillë nuk e kemi dërguar as nga
ta parët tanë!”
Ne e i shpallëm: “Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhërit Tonë, e
kur të vijë urdhëri Ynë dhe të ashpërsohet gjendja atëherë ti hgarko në të prej
secilit lloj nga një qift (palë), edhe familjen tënde, me përjashtim të atij
ndaj të cilit ka marrë fund vendimi, kundër tij pra ti mos kërko (falje) prej
Meje për ata janë të përmbytur.
Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të
cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote, thanë: “Ky
nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si
pini ju!”
Atëherë me të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë sikur me qenë
hedhurina (mebturina). Larg qoftë prej mëshirës së Zotit populli zullumqarë.
Ne më pas dërguam pejganberët tanë një pas një, mirëpo, çdo herë që një popull i
erdhi i dërguari i vet, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj Ne i përcollëm ata
(me dënim) njein pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në tregime. I
shkatërruar qoftë populli që nuk beson!
E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e
toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithatë që Ne atyre u sollëm (me këtë
Kur’an)famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet.