(Përkujto) Kur Musai i tha familjessë vet: “Unë e pash një zjarr,e nga ai do
t’ju sjellë ndonjë lajm ose do t’ju sjell një urë të ndezur që të ngroheni.
E ti, hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga
frika) ktheu prapa duke mos patur kjdes. ( I thamë) O Musa! Mos u frikës se
pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!
Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqen e
zëvendëson me të mirën, atëherë s’ka dyshim se Unë jam ë fali shumë dhe jam
mëshirues.
Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe,
e këto janë ndër nëntë argument për të (vajtur) faraon dhe populli i tij, se me
të vërtetë ata jaë popull i prishur.
Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se shin nga Zoti), i mohuan në mënyrë
të padrejtë e me mendjmadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i
shkatërrimtarëve.
Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të d thanë: “I
falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij
besimtarë”.
E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e
shpendëve e na shtë dhuruar nga gjithçka, e, vërtet ky është shpërblim i qartë”.
Deri atëherë kur ariitën mbi luginën e buburrecave, një buburrëc tha: “O ju
buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij
duke mos ju vërejtur”.
E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më
mudnëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi
dhe ëq të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën tënde më shtie në
mesin e robërve Tuaj të mirë!”
Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po
djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur rrugës së
drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.
(i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të
fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.
(e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) “Me emrin e
All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!” (Bismil-lahir-Rahmanir-Rrahim!)
E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: “A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që
All-llahu më ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve!
Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!”
Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarëve), se për Zotin ne do t’u
vvijmë atyre me një ushtri, së cilës ata nuk do të mund t’i bëjnë ballë dhe do
t’’i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar!
E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel
sytë (këtij i tha sille)!” E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij
(Sulejmani) tha: Kjo është dhuntia e Zotit tim që të sprovojë mua se a do ta
falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falenderon, ai falenderon për të mirën
e vet, e kush përbuz, Zoti im (s’ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!”
E kur erdhi ajo, iu tha: “A është i tillë froni yt?” Ajo tha: “Si të ishte vetë
ai?!” (Sulejmani tha) Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim
besimtarë para saj.
Asaj iu tha: “Hyn në pallat, e kur mendoi se është një ujë i madh dhe i përvol
këmbët”. Ai (Sulejmani) tha: “Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi! Ajo tha:
“Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin)
All-llahut, Zotit të gjithësisë së bashku me Sulejmanin”.
Ata thanë: “Ne parandjejmë fatkeqësi më ty dhe me ata që janë më ty!” Ai tha:
“Ndjellja e fatit tuaj është te All-llahu, por vetë ju jeni një popull që
ngatërroheni!”
Ata që thanë: “Betohuni mes vete në All-llahu, ta mbytni atëdhe familjen e tij
natë, e pastaj të afërmve të tij t’u thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e
familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)”
e këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E
ne nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument.
Thuaj (o i dërguar): “Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj
robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mrë (për të besuar) është
All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?”
Ai krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të
lulëzojnë kopshte të bukura, që përju ka qenë e pamundshme t’i bëni të mbijnë
bimët në to; Amos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull
që shtrembërojnë (të vërtetën).
A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të rrjedhin lumenj, dhe asaj
(tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç
All-llahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë.
A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia
larguër të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos
All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.
Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe Ai që pranë mëshirës së
Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E
lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë shok.
Ai që e filloi krijimin (e njeriut) e pastaj e përsëriti atë (e ringjall pas
vdekjes) dhe Ai ë ju furnizn nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos
All-llahut? Thuaj: “Silni argmentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!”
Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është
premtuar). Ja, ata dyshojnë për kët (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj
saj.
E as që mund t’i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti
nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona,
e ata janë myslimanë.