O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj All-llahut, e mos i përfill
jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet All-llahu ësht i gjithëdijshëm, i di
çështje në hollësi.
All-llahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu e as nuk ua bëri gratë
tuaja, prej të cilave largoheni me dhihar nëna tuaja, (duke krahasuar shpinën e
gruas me atë të nënës), e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e
tjetërkujt që po i adoptoni si të juaj). Këto janë vetëm thënie tuaja që i
shqiptoni me gojët tuaja, e All-llahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai
udhëzon në rrugën e drejtë.
Ju thirrni (mbështetni) ata në etëri e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë te
All-llahu, e nëse nuk ua dini (nuk dini se kush janë) etërit e tyre, atëherë ata
janë vëllezërit tuaj dhe të afërmit tuaj në fe. Nuk ëshë ndonjë mëkat juaji ajo
për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaj e bëjnë qëllimisht, po
All-llahu është që falë, është mëshirues.
Pejgamberi është më i ndishëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së
tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre. E ata (të afërmit)
farefisi nga barku, sipas dispozitave të All-llahut, kanë më tepër përparësi
ndaj njëri tjetërit se sa besimtarët e tjerë dhe se sa muhaxhirët ( të
mërguarit), përveç nëse dashamirëve tuaj doni t’u bëni ndonjë të mirë (u lëni
testament ose diç tjetër). Kjo është e regjistruar në librin e shquar (Lehvi
mahfush, Kur’an).
(përkujto) Kur Ne e morëm (me betim) prej pejgamberve premtimin e tyre; edhe
prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait birit të Merjemes, pra morëm
prej tyre besë të fotrë.
O ju që keni besuar, përkujtonie të mirën e All-llahut ndaj jush, kur juve u
erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e
shihnit, e All-llahu e shihte atë që ju vepronit.
Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshti, dhe kur shikimet u
shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për
All-llahun.
Dhe kur një grup prej tyre thanë: “O banorë të Jethribit, nuk ka qendresë për
ju, ndaj kthehuni!” E një grup prej tyre kërkonin lejen e Pejgamberit, duke
thënë: “Shtëpitë tona janë të pambrojtura, në realitet ata nuk donin tjetër por
vetëm të iknin.
Dhe sikur t’u hynin atyre nga anët e saj (Medinës) dhe prej tyre të kërkohej
tradhëtia, ata do të ishin të gatshëm për të dhe nuk do të vononin aspak. (të
tradhëtonin).
E, ata ishin që i patën dhënë besën All-llahut më parë se nuk do të kthehen
prapa (nuk do të ikin), pra premtimi i dhënë All-llahut mban edhe përgjegjësi.
Thuaj: “Kush do t’ju mbrojë prej All-llahut, nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të
keqe, ose (do t’ju godit me ndonjë të keqe) nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të
mirë. Po përveç All-llahut ata nuk do të gjejnë për vete ndonjë përkrahës e as
ndonjë ndhmëtar”.
Janë koprracë ndaj jush (nuk ju duan të mirën). E kur u vjen frika i sheh ata të
shikojnë ty, e sytë e tyre rrotullohen si të atij nga të fiktit para vdekjes, e
kur largohet frika, ata ju shpojnë juve me gjuhë ë mprehta, lakmues për pasuri
(për plaçkë -ganimet). Të tillët nuk kënë besuar, andaj All-llahu ua asgësojë
verat e tyre, e kjo për All-llahun është lehtë.
Ata mendonin se grupet aleate nde nuk kishin shkuar, dhe nëse aleatët kthehen
ehe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë beduinë diku me
arabët dhe prej tyre të pyesin për çështjen tuaj, por edhe sikur të ishin në
mesin tuaj, ata krejt pak do të luftonin.
Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që
shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e
shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.
E kur myslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: “Kjo është ajo që All-llahu dhe
i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tije thanë të
vërtetën. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe
mbështetjen.
Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan bsën e dhënë All-llahut, e disa prej
tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke
pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.
Që All-llahu t’i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t’i
ndëshkjë, nëse do, ose t’ua falë atyre; All-llahu është që falë shumë, është
mëshirues.
Dhe All-llahu i zbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos
arritur kurrnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve. All-llahu
është i fuqishëm, ngadhënjyes.
E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve),
Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini
frikën, ashtu ë një grup e mbytni, kurse grupin tjetër e robëroni.
E juve ju la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën
që ende nuk e keni shkelur. All-llahu ëstë i gjithfuqishëm për çdo send.
O ti Pegamber, thuaju grave tuaja: “Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe
stolitë e saj, atëherë ejani: unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju
lëshoj ashtu si është e rrugës.
E në qoftë se e don All-llahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë të
jeni të sigurta se All-llahu ka përgatiur shpërblim të madh për ato prej jush që
bëjnë punë të mira.
E kush prej jush i përvishet adhurimit të All-llahut dhe respektimit të të
dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, asaj do t’i japim shpërblimin e dyfishtë
he për të kemi përgatitur furnizim të këndshëm.
O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes e
ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në
zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.
Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën
e hershme, falnie namazin , lepnie zeqatin dhe respektonie All-llahun dhe të
dërguarin e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (se
Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj.
E, përkujtonie atë nga ajetet e All-llahut dhe rregullat e fesë që po u lexohen
në shtëpitë tuaja; vërtet, All-llahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht
për çdo gjë.
Nuk ka dyshim se për myslimanet, besimtarët e besiamtaret, adhuruesit e
adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të
përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakdhënësit dhe sadakdhënëset, agjëruesit
dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e
All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut , All-llahu ka përgatitur falje
(mëkatesh) dhe shpërblim të madh.
Kur All-llahu ka vvendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon
(nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre
personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun
dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.
(Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti
i pate bërë mirë: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kij frikë na All-llahu!”, e ti
e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh
njerëzve, por më e drejtë është që t’i friksohesh All-llahut. E pasi që Zejdi e
kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzojmë ty atë, e për
të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarëve
të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-llahut është kryer.
Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të. Ky
ishte ligj i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhëri i All-llahut
është vendim i kryer.
(ligj i All-llahut ndë) Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i
frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është mjaft të
jetë llogatitës.
Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari
i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për
çdo send.
Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos ua vë veshin mundimeve të tyre
ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme.
O ju që besuat, kur të keni lidhr kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni ato
para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të
presin afatin e caktuar (iddetin), po jepniu diçka atyre dhe lironi në mënyrë të
njerëzishme.
O ti Pejgamber, Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e
kurorës, dhe ato që me ndihmën e Akkahut hynë në posedimin tëned (robëreshat e
luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua e dajës tënd, bijat e tezeve
tua (të janë lejuar, pos grave me nuqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar
(kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ja falë veten
Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë
pa shpërblim të niqahit) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për
besimtarët. Ne e dimë se ç’u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe
rrëth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e
All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
Ti je i lirë të lëshosh atë që don prej tyre dhe të mbash pranë vete atë që don,
e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat.
Kjo është më së afërmi që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brangosen dhe
të jenë të kënaqura me atë që ti u ofron të gjitha atyre. All-llahu e di çka
mbani në zemrat e tuaja, All-llahu është më i dijshmi, më i buti.
Prej tash e mbrapa tyr nuk të llejohen më gra (të tjera) e as në veend të tyre
të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të mahnit bukuria e tyre, përveç atyre
që ike në posedim (robëreshat), All-llahu është përcjellës ndaj çdo sendi.
O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm se nëse u
lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të
thirreni, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri tjetrin, vërtet
këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej
jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të
Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës, kjo është më e pastër për
zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut,
e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë te
All-llahu mëkat i madh.
Nuk është mëkat për ato (gratë e pambuluara) ndaj etërve të tyre, as ndaj djemve
të tyre, as ndaj djemve të vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të motrave të
tyre, as ndaj grave të tyre, e as ndaj robëreshave të tyre. E, frikësohuni (o ju
gra) All-llahut, All-llahu është pranë çdo sendi.
Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë
Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe
përshëndeteni me selam.
E s’ka dyshim se ata janë, të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij,
ata i ka mallkuar All-llahu në Dynja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një
dënim të dhembshëm.
O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të
vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kj është më afër që ato të
njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e
kaluara, Ai është mëshirues.
Po nëse hipokritët dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin
gënjeshtra në Medinë, nuk ndalen, Ne bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata
nuk do të jenë fqinj me ty në të, vetëm një kohë të shkurtër.
Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja,
e kush respekton All-llahundhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të
madh.
Ne u ofruam emanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta
marrin përsipër atë, u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete;
dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte padijshëm.
(Njeriu e mori për sipër) Ashtu që All-llahu të ndëshkojë hipokritët dhe
hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e tu falë besimtarëve dhe besimtareve.
All-llahu është Ai që falë shumë dhe është mëshirues.