I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por
edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.
Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre
(idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të
dërguarin e vet dhe luftoi me çështje të kota, ashtu me ato deshi ta likuidojë
të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?
Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë
me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që
besuan (duke thënë): “Zoti yna, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke
përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e
edhe ruaj ata nga dënimi i Xhehennemit!
Zoti ynë, shtiji në Xhennete të Adnit, të cilët ua ke premtuar, ata edhe kush
ishte i mirë, prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre.
Vërtet, Ti je ngadhnjesi, i urti!
S’ka dyshim e ata që nuk besuan do të thirren (do t’u thuhet); “Hidhërimit i
All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në dynja), është më i madh se
urrejtja juaj ndaj vetes”.
ky (dënimi) është, pse kur bëhet thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e
mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në
duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!
Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell
furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të
tjerët nuk marrin mësim.
Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, zoti i Arshit; Ai me urdhërin e vet
ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t’ua tërhequr
vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit).
Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t’i
fshiheet asnjë gjë e tyrre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I
All-llahut, i Atij që është një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!
ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e kijametit,kur zemrat, të mllefosura
arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetsues që i shkon
fjala.
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën
qenë para tyre? Ata ishin edhe më fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë
më tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk patë ndonjë
që t’i mbrojë prej dënimit të All-llahut.
E ai (dënimi ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua
sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. AI vërtetë është i
fuqishëm, ndëshkues i ashpër.
Kur ua solli ia të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: “Mbytni djemtë e atyre që i
besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër
pos dështim”.
Faraoni tha: “më lini mua ta mbys Musain, e ia le të thërrasë Zotin e vet, pse
unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!”
Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: “A
doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej
Zotit tuaj u ka sjellë argmente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e
nëse është i drejtë, juve do t’ju godit diçka nga ajo që ai ju premton. S’ka
dyshim se All-llahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës.
O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej
dënimit të All-llahut nëse ia na përfshin? “ Faraoni tha: “Unë nuk kam mendim
tjetër t’ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ju udhëzuar tjetër pos
në rrugën e drejtë!”
Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që të prapësojë prej jush
dënimin e All-llahut, Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e
drejton.
Edhe Jusufi, qush herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit
në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë:
“All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!” Ashtu All-llahu e bën të humbur
atë që është i shfrennuar, i dyshimtë.
Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojmë rreth argumenteve
të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që
kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës”.
Dhe ashtu, faraonit iu dukë e mirë vepra etij e keqe dhe u shmang prej rrugës së
drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara.
Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën
ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët
hyjnë në Xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.
Është e vërtetë se atij te icili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në
dynja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, s’ka dyshim
se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banus të zjarrit.
Dhe (përkujto) ur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u
thonë atyre të mëdhenjve: “Ne kemi qenë ithtarë tuaj (në dynja), a mund të na
largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?”
Ata u thonë: “A nuk u patën arritur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta?
Ata përgjigjen: “Po (na kanë ardhur)!” E pra, (u thotë roja) lutnu ju vetë, po
lutja e jobesimtarëve është asgjë!”
Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër
në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t’ia arrijnë
qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe isheh.
Nuk është e barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë
vepra të mira, nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë
mësim.
Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga
mendjemadhësia i shmangen adhurimit i shmangeb adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë
të nënçmuar në Xhehennem”.
All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të
ndritëshme. All-llahu ëhtë dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk
falënderojnë.
All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e
formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti
juaj, i lartë, pra është All-llahu, Zot i botëve!
Ai është i përjetshmi, s’ka zot, vetëm Ai, pra adhuronie Atë me adhurim të
sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të gjithësisë.
Thuaj: “Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua
më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar t’i dorëzohem
Zotit të çdo krijese”.
Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej
një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnjë
e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më
herët, e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu të kuptoni
realitetin.
pos All-llahut?” Ata thonë: “Na kanë humbur sysh, por jo ne nuk kemi qenë që
kemi adhuruar më parë ndonjë send!” Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët.
Ti pra, bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Neose do të
bëjmë të shohishdiçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa
parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa tyre të kemi njohtuar me rrëfimet
e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të
sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhërin e All-llahut. E kru të vijë koha e
caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë
ata të kotit.