Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të
caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk
shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini”.
Dhe sa herë që unë i thirritja ata për t’u falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat
e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të
tyren me një mendjemadhësi të fortë.
Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke
qenë besimtarë. edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto
tjetër, vetëm dëshpërim”.