Ata thanë: “Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët
tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që nddërmjet nesh edhe ndërmjet teje
ekziston një perde, prandaj, ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën!
Thuaj: “Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është
vetëm Zoti një, pra drejtonju Atj dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët
është mjerim i madh.
Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve
të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin
(për kohën e krijimit të saj)”
Mandej e mësyu qiellin (krijim e qiellit) e ai ishte tym (mmjegullinë që ishte
si materie e parë) dhe atij e edhe tokës i tha: “Qasuni urdhërit Tim me dëshirë
ose me dhunë!” Ato të dyja thanë: “Po i qasmi me dëshirë!”
Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell icaktoi atë që i
nvojitej. Qiellin më të afërt (të dynjasë) Ne e stolisë me yje ndriçuese dhe e
bëmë të mbrojtur. Ky është caktm i plotfuqishmit, i të dijshmit.
Kur atyre u erdhën të dërguar nga të gjitha anët, i këshilluan: “Të mos adhroni
tjetër po vetëm All-llahun”, ata thanë: “Sikur Zoti ynë të kishte dëshiruar (ta
dëgjonim) do të dërgonte engjëll, e kësaj m çka jeni dërguar ju, ne nuk i
besojmë!”
Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemdhënj ndaj
banorëve në tokë dhe thanë: “Kush ka fuqi më të fortë se ne?” A nuk e diten ata
se All-llahu, i cili i krijoi ka fuqi më të fortë se ata?! Ata mohuan argumentet
tona.
Andaj Ne kundër tyre lëshuan një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza
për t’u dhënë të pëjetojnë dënimin nënçmuesnë jetë e kësaj bote, ndërsa dënimi
në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen.
Sa i përket Themudit. Ne atyre u patëm treguar rrugën e drejtë, por ata
megjithatë më shumë e deshën verbërinë, andaj ata i kapi tmerri i dënimit të
turpshëm për shkak të asaj që vepruan.
Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë:
“All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folur na dha edhe neve, e Ai është që u
krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai do të ktheheni”.
Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit
tuaj, të parit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di shumë
gjëra që ju bënit.
Ne u patëm mundësuar atyre të kenë asi shokësh që ua hijeshojnë atë që e bënin
në atë kohë (në dynja) dhe atë që do t’u vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre
u bë me vend si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët dhe njerëzit, se
vërtet ata ishin të humbur.
Ata që nuk besuan thonë: “O Zoti ynë, na itrego ata të dy nga xhinët dhe
jerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t’i shkelim me këmbët tona dhe le
të jenë prej më të poshtërve!”
S’ka dyshim se ata që thanë: “Zoti ynë është All-llahu”, pastaj nuk u luhatën,
atyre u zbresin melaiket (në prag të vdekjes dhe u thonë): “Mos u frikësoni dhe
mos u pikëlloni, keni myzhde Xhennetin që ju premtohej!
Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se
atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.
Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni
sexhde as diellit, as hënës! Bëni sexhde vetëm All-llahut, i cili krijoi ato,
nëse adhuroni vetëm Atë!
Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë
pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe
ata nuk mërziten prej adhurimit.
Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë), e
kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E, s’ka dyshim se Ai që
e ngjalli atë, do t’i ringjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për ‘do gjë.
Ata që sulmojnë argumente Tona, nuk mund të na fshihen. Pra, a më mirë i ka
punët ai që do të hudhet në zjarr, apo ai që në në ditë e kijametit vjen i
sigurt? E ju pra veproni si të dëshironi, e ta dini se Ai sheh atë që punoni.
Sikur Ne tabënim Kur’anin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: “Përse nuk janë
ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kur’ani) në gjuhë të
huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?” Thuaj: “Ai është për besimtarët
udhëzues e shërues. E ata që nuk besojnë në veshët e tyre kanë shurdhim, dhe ai
për ta është verbërim. Të tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët e
nuk dëgjojnë”.
Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, lidhur me të cilin pati kundërshtime. Sikur
të mos ishte vendimi më parë prej Zotit tënd (të shtyhet ndëshkimi), puna mes
tyre do të kryhej, pse ata janë në një dyshim ndaj tij.
Vetëm Ai e di për katastrofën (për kijametin). Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës
së vet dhe asnjë femër nuk mbart e as nuk lind pa dijen e Tij. E ditën kur Ai
thërret ata se ku janë ata qëm’i bënit shok? Ata thonë: “Ne të kemi njohur Ty,
nuk na ndonjë prej nesh që dëshmon se ke shok!”
E nëse pas të këqiave që e goditë, Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me
këmbëngulje do të thotë: “Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kemë gjithnjë), e
nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë
te Ai do të kemë edhe më mirë!” Ne pa tjetër do t’i njoftjmë ata që nuk besuan
për atë që punuan dhe do t’u japim të përjetojnë dënim të rëndë.
Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe
në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk
mjfton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?