Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnnizim që All-llahu e lëshon
prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin
e erërave për një popull që logjikon ka argumente.
Këto janë fakte të All-llahut që po t’i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës
fjallë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?
Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdo prapë si
mendjemadh sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmroje për një vuajtje të
dhembshme.
Përpara tyre e kanë Xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t’u bëjë dobi asgjë ajo
që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të
përjetjnë një dënim të madh.
Thuaju atyre që besuan: Le t’ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e
All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të
veprave që bëjnë.
Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllukn dhe aftësi për të
gjykuar në mes të njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar
nga njerëzit e tjerë.
U patëm dhënë edhe fakte te qarta për çështjen e fesë. Mirëpo, për shkak të
zilisë që kishin ndërmjet vete, ata u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dija që
ta kuptojnë, s’ka dyshim se Zoti yt në ditën e kijametit do të gjykojë në mes
tyre për shkaçet e përçarjes së tyre.
A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdejken
e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i
shëmtuar është gjykimi ti tyre!
A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot
të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zenrën e
tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta
udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?
Ata edhe thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim
dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk
dinë asjë, ata vetëm fantazojnë.
Thuaj: “All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do
t’ju tubojë në ditë e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e
njerëzve nuk dinë (përfuqinë e Zotit).
Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut është dhe se do të vijë kijameti për
të cilin s’ka dyshim, ju thatë: “Ne nuk dimë se ç’është kijameti, e ne me dyshim
menduan për te dhe ne nuk jemi të bindur!”
Këtë (dënim) për shkak se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve u mashtroi
jeta e dynjasë. Sot, pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk
kërkohet që ata t’i kthehen pendimit të All-llahut.