O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U janë (lejuar t’i hani) kafshët
shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në këtë kaptinë si të
ndaluara) dhe përveç gjetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram.
Vërtetë, All-llahu vendos atë që dëshiron.
O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shejtë (mos
lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë me qafore (të caktuar për
kurban), as (mos pengoni) ata që duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe
kënaqësinë e Tij, kanë mësyrë (për vizitë) shtëpinë e shejtë (Qaben). E kur të
hiqni ihramin, atëherë ghahtoni. Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar
nga xhamia e shenjtë, të mos iu shtyej të silleni në mënyrë të padrejtë kundër
tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e
armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është
ndëshkues i fortë.
Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit,ajo që
therret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shparja
(nga i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni
(para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të
kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan,
humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre,
por mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush
dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga
të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë
shhumë dhe është mëshirues.
Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: “U janë lejuar të
gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i
mësoni ashtu si ju ka mësuar juve All-llahu. Hani, pra, atë që gjahtuan për juve
dhe më parë përmendie emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu
shpejt merr masa.
Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të
librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë
të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare, dhe (gra) të
ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni
pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, jo imoralitetin
dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar
veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.
O ju që besuat! Kur doni të ngriteni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja
dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy
zogjt. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të
sëmurë, ose në ndonjë udhëtim,ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të
nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyne (merrni
tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk
dëshiron (me obligim për abdest e larje) t’iu sjellë ndonjë vështirësi, por
dëshiron t’ju pastroj të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni.
Përkujtoni dhuntinë e All-llahut, që ju dha (fenë Islame) dhe zotimin e Tij, të
cilin e pat marr prej jush kur thatë: “Dëgjuam e respektuam”. Kinie frikë
All-llahun, pse All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në gjoksa (në zemra).
O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke
dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i
shmangeni drejtësisë; bëhni të drejtë se ajo është më afër devotshmërisë. Kinie
dro Alahun se All-llahu di holësiht për atë që veproni.
O ju që besuat! Përkujtone të mirën e All-llahut ndaj jush kur, një
populltentoitë zgjasë duart e veta (për mbytje)kundër jush, krse Ai zmbrapsi
duart e tyre prej jush. Respektonie All-llahun (duke zbatuar urdhërat e Tij) dhe
vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët.
në të vërtet All-llahu pat marrë zotimin e beni israilve. Dhe prej tyre dërguam
(caktuam) dymbëdhjetë prijës. All-llahu tha: “Unë jamë (mbrojtës) me ju!” Në
qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni të dërguarve të Mi dhe u
ndihmoni atyre, huazoni për hirë të All-llahut hua rë mirë, Ai patjetër do t’ju
shlyejmëkatet tuaja dhe do t’ju shtie në zhenete nën të cilët rrjedhin lumenj. E
kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.
Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i
bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia
e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të
vërejsh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe
hiqu tyre. All-llahu ido ata që bëjnë mirë.
Ne e morëm zotimin dhe të atyre që thanë: “Ne jemi nesara” e edhe ata e harruan
një pjesë të saj me të cilën ishin udhëzuar, andaj Ne kemi ndërsyer armiqësinë e
urrejtjen ndërmjet tyre deri në dtën e kijametit. E më vonë All-llahu do
t’injohtojë ata me atë që bënë.
O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që
fshihnit prej librit, e për shumë nuk jep sqarime. Juve ju erdhi erdhi nga
All-llahu dritë, dhe libër i qartë.
All-llahu e vë me atë (me Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek
kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dhe i
udhëzon në një rrugë që është e drejtë.
E mohuan (e bënë kufr) të vërtetën ata që thanë se: “Zot është ai, Mesihu bir i
Merjemes” Thuaju: “ Nëse dëshiron All-llahu ta shkatërrojë Mesihun, birin e
Merjemes, nënën e tij dhe gjithë ç’ka në tokë, kush mund ta pengojë atë?” Vetëm
Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe ç’ka mes tyre. Ai krijon çdo gjë që
dëshiron. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.
Jehuditë dhe të krishterët thanë: “Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e
Tij”. Thuaju: “E pse pra, Ai ju dënon me mëkatet tuaja?” Jo, ju jeni njerëz që
Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe dënon atë që do. Sundimi i qiejive,
itokës dhe i githë ç’ka ka në mes tyre është vetëm e All-llahut dhe vetëm te Ai
është e ardhmja.
O ihtarë të librit, ju erdhi i dërguari i Jonë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas
ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: “Neve nuk na erdhi as i
dërguar që të na përgëzojë, e as të na tërheqë vrejtjen “. Pra ja, ju erdhi
përgëzuesi dhe kërcenuesi. All-llahu është fuqiplotë për çdo send.
Përkujto (O i dërguar) kur Musai i tha popullit të vet: “O popull imi,
përkujtonie dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur në mesin tuaj fërgoi
pejgamberë, ju mundësoi të jeni sundues dhe ju dha çka nuk idha askujt nga
popujt.
Ata (populli i Musait) thanë: O Musa, aty është një popull i fuqishem (dhunues),
prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të mos dalin nga ajo (të na e
lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo, ne nuk hyjmë.
Dy burra, prej tyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe
kishin frikën e Tij, thanë: “Hynjy atyre nga dera, e kur t’u hyni nga ajo,
atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni
besimtarë të sinqertë.
(Musai) Tha: “Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as vëllai im
(Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vëllai tim), ndana,
pra, neve prej popullit të fëlliqtë.
(All-llahu) Tha: “Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta katërdhjetë vjet. Do
të sillen nëpër tokë (të hutuar). Ti mos u keqëso për popullin e shfrenuar.
Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve
të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iy pranua. Ai (që nuk
iu pranua) tha: “Unë do të të mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu
pranua) tha: “All-llahu pranon vetëmprej tësinqertëve”,
Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai
mbeti prej më të dëshpruarve (hidhëroi prindëtit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej
Zotit dhe u fut në Xhehennem).
All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për r’i reguar atij se si ta
mbulojë trupin e të vëllait. E ai i tha: “I mjei unë, a nuk qesh i afrë të bëhem
si kjo sorrë, e a mbuloja trupin e vëllait tim?” Ashtu mbeti i penduar.
Për këtë (shkak të atij krimi) Neu shpallëm (ligji) beni israilve se kush mbyt
një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjatër dhe p pasë bërë ai
ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur
gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i
kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilve) u erdhën të
dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e
teprojnë (kalojnë kufinjt në mbytje) në këtëtokë.
Dënimi i atyre që luftojnë (kunddërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij
dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen,
ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose
të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në dynja, dhe
në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.
Atyre që mohuan, edhe sikur të ishte e tyre e gjithë ajo që është në tokë,e edhe
njëherë aq për ta dhënë shpagim (zhdëmtim) nga dënimi i ditës së kijametit, nuk
u pranohet. Ata kanë dënim të dhembshëm.
E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s’ka dyshim,
All-llah ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
A nuk di se All-llahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës është vetëm iTij,
andaj Ai dënon atë që do dhe e falë atë që do. All-llahu është i plotfuqishëm pr
çdo gjë.
O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i tyre që me gojët e tyre
thanë: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i
tyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshrës dhe shumë e dëgjojnë
(fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i menjanjojnë fjalët pas
vënies së tyre në vendin e vet ( nga ana e All-llahut) e thonë: “Nëse u jepet
kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet,atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do, të
humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për te (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të
cilëve All-llahu nuk deshi t’iu pstrojë zemrat (prej kufrit). janë ata që në
këtë jetë kanë poshtërim, kurse në botën tjetër
Janë ata që i përgjigjen të pavërteës dhe hanëshumë haramin (ryshfetin). Nëqoftë
se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre ose hiqu tyre. nëse prapsesh
prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund të sjellin ty kurrfarë dëmi. Po nëse gjykon
ms tyre, gjyko drejtë; All-llahu i do të drejtit.
E si kërkojnë ata gjykimin tënd, kur ata kanë Tevratin, e në të cilin është
vendimi i Allauhut, e pastaj ata refuzojnë më vonë atë (vendimin tënd)? Ata nuk
janë besimtarë.
Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij
gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamerët që ishin të bindur, gjykuan edhe
dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e
Allauhut dhe ishin mmbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit,
vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E
kush nuk gjykon me atë që zbriti All-llahu, ata janë mohues.
Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për
njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin,dhëmbi për dhëmbin,
por edhe plagët kanë kundër masë. E kush e falë atë (hakmarrjrrjen), ajo është
shpagim (nga mëkatet) për të. E kush vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata
janë mizorë (të pa drejt).
Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes,
vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim
i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte
udhëzues e këshillues për të devotshmit.
(E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që All-llahu e zbriti
në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë
mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.
Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur’anin) e vërtetë që është vërtetues
i librave të mëparshme dhe garantues i tyre. Gjyko, pra, mes tyre me atë që
All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që i
erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje program (të posaçëm në çështje të
veprimit). Sikur të donte Alahu, do t’ju bënte një popull (në fe e sheriat), por
deshi t’ju sprovojë në atë që iu dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për
punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do t’ju njoftojë
me atë që kundërshtoheshi.
(Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos ndiq
dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e
asaj që ta zbriti All-llahu. Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se
All-llahu ka për qëllim t’i ndëshkojë për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë,
një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës.
O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të
njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë
All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.
E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi)
duke thënë: “Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe”. Po All-llahu do
të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për
atë që e mbanin fsheht në shpirtin e tyre.
Ata që besuan ju thonë: “A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të
fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të
dëshpëruar.
O ju që besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim
se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë
(Zotin),(një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe
i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet
kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilës e atij populli) është dhuratë e
All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që
besuan e që falin namazin dhe jalin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë
respektues).
O ju që besuat! Mos i merrnipër miq aaata të cilëve u është dhënë libri para
jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kinie dro
All-llahun po qe se jeni besimtarë.
Thuaj: “O ithtarë të librit, a na shihni për të me të vetëm pse besuam
All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! S’ka dyshim,
shumica jush janë të shfrenuar.
Thuaj: “ A t’ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë
që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi
All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa rej tyre i shdërroi në majmunë e në
derra, e i bëri të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të
humburit prej rrugës së drejtë.
E, pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të
tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (e ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo
e tyre (e parisë fetare).
Jehuditë thanë: “Dora e All-llahut është e shtrënguar!” Qofshin të shtangur
duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të
shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t’u zbrit ty do t’u shtojë disave
nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm
armiqësi dhe urrejtje që do t’u vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që
ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime
në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët. .
Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (naramit), Ne do t’ua
shlyenim mëkatet e tyre dhe do t’i fusnim në Xhennete me përjetime të begatshme.
Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur’anin, që u zbritën nga Zoti i
tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Ështënjë grup i
drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre.
O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën
(kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revelatën-risalen).
All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). All-llahu nuk vë
në rrugë të drejtë popullin që mohon.
Thuaj: “O ithtarë të librit, junuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni
Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t’uzbrit ty
nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti, mos u
keqëso për popullin që nuk beson.
S’ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht) e beson ditën e gjykimit dhe
bën vepra të mira, qoftë prej atyre qëbesuan, prej jehudivë, prej sabiinëve (të
krishterë që adhurojnë yjtë), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë
as pikëllim (me kusht që të kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin).
Ne patëm marrë besën prej beni israilve, atyre u dërguam pejgamberë, por sa herë
që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre,
ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën.
Ata menduan se nuk do të kenë telashe (që i mbytën pejgamberët), mirëpo ashtu u
verbuan (nga rruga e drejtë) dhe u shurdhuan (nga e vërteta). Pastaj (pasi i
zuri belaja) All-llahu u pranoi pendimin. Mirëpo, më vonë shumë prej tyre mbetën
të verbër e të shurdhër. All-llahu di për atë që punuan.
Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, bir i
Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai) tha: “O beni israil, adhuronie All-llahun,
Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka
ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për
mizorët nuk ka ndihmës.
Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: “ All-llahu është i treti i
treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse pushojnë nga ajo që
thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre.
Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para tij pati
shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që
ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih
pastaj sesi ikthejnë shpinën të vërtetës!
Thuaju: “O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe
mos shkoni pas epsheve të një populli mëparshëm që ka humbur, që ka
shkakttjerëve dhe që u largua në tërsi prej rrugës së drejtë.
Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit
dhe të Isait, të birit të Mejremës. Kshtu uveprua sepse kundërshtuan dhe e
tepruan.
I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i
përgaditën vetës së tyre ngase All-llahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata
përjanë në azab (në vuajtje të dënimit).
Sikur të ishin ata që vërteëtë e besojnë All-llahun, pejgamberin dhe atë që i
zbriti atij, nuk do t’i zinin për miq ata (idhujtarët), por shumica prej janë
fasika (mëkatarë).
Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok
(idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër kundër besimtarëve
(kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët
thanë: “Ne jemi nesara-krishterë”. Këtë ngase prej tyre (të krishtrëve) ka
dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.
kur edëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur’anin), prej syve të tyre
rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: “Zoti ynë , ne kemi
besuar, pra regjistro ndër ata që që dëshmojnë (ndër ymetin e Muhammedit).
(the thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke
qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na qojë (në Xhennet) së bashku me
njerëzit emirë.
O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi (i
bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që teprojnë (i kalojnë
kufijtë e dispozitave të Zotit).
All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimiet e juaja të paqëllimta (për
betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i
betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që
ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një
rob. E kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është
shpagim për betimet tuaja kur itheni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu All-llahu
ju shqaron dispozitat e veta, ashtu që jeni mirënjohës.
O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për
fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të
shpëtuar.
Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh
armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t’ju largojë nga
namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?
Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse
refuzoni, atëherë pra, dine se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm
komunikimit i qartë.
Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më
herët) derisa ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej
ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e ndaluar) dhe besojnë dhe pastaj
ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.
O ju që besuat, All-llahu do t’ju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart
ose shigjetat tuaja, për t’u te All-llahu ai që i frikësohet Atij në heshtje (në
bazë besimi). E kush i shkel (dispozitat) pas këtij (sqarimi) ai ka dënim të
dhëmbshëm.
O ju që besuat, mos e mbytni gjahun, duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me
qëlim, aterë dënimi është therrorizimi injë kafshe shtëpiake të ngjashme me atë
(të egrën) që ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi
juaj, duke bërë at kurban për Qabe, ose (dënimi është ) duke ushqyer të varfër,
ose sa ai (ushqimi), agjërimi, këtë për shijuar të keqen e punës së tij.
All-llahu ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri, (gabimin) All-llahu dënon
ashpër. All-llahu çshtjet), hakmerret (me dënim).
Gjahu dhe ushqimi në det u është lejuar, si përjetim për ju dhe për udhëtarët,
kurse gjahu tokësor u është ndaluar sa të jeni në ihram. Kinie dro All-llahun,
te i cili do të tuboheni!
All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështjet të fesë të
jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe (ato kafshë të
shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) që ta dini se
All-llahu e di ç’ka në qiej dhe ç’ka ka në tokë dhe se All-llahu ka përfshirë me
urtësinë e dijen e vet çdo send (përcaktimi i Zotit për këto është me qëllim të
caktuar, e për të mirën e njerëzve).
Thuaj: “Nuk është e njejtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi
i së keqes, pra kini frikë All-llahun (e mos pranoni të keqen) o ju të zotët e
mendjes, ashtu që të shpëtoni.
O ju që besuat, mos pyetni për sende që, nëse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju
vjen keq juve, e nëse pyetni për to gjatë kohës kur zbritej Kur’ani, do t’ju
dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevojë). All-llahu u fali (pyetjet që
i bëtë më herët); All-llahu falë shumë, është i bute.
All-llahu nuk emëroi (për të shenjtë) Behirën, as Saibën, as Vesilën, dhe as
Hamën, porata që nuk besuan trillojnë rrenë për All-llahun, (duke thënë se
All-llahu i përcaktoi) dhe shumica e tyre nuk kuptojnë (se janë duke shpifur).
E kur ju thuhet atyre: “Ejani te ajo që zbriti All-llahu dhe te (çka thotë) i
dërguari, ata thonë: “Na mjafton ajo që igjetëm prindërit tanë”, (a mjafton)
edhe nëse prindërit e tyre ishiin që nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të
drejtë.
O ju që besuat, ruane veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni
në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njohton
për atë që vepruat.
O ju që besuat, dëshmimi me rastin e atij që lë testament (vasijjet) kur i është
afruar ndonjërit prej jush vdekja, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi
juaj, ose nga dy të tjerë pos jush, nëse jeni në udhëtim (në rrugë e s’keni të
afërm) dhe ju gjen telashja e vdekjes. E nëse dyshoni (në dëshminë e tyre) i
ndalni ata të dy pas namazit (të iqindisë) dhe ata betohen në All-llahun: “Ne
nuk e japim betimin në All-llahun për asgjë edhe sikur të jetë (ai për të cilin
betohemi) i afërm dhe nuk e fshehim dëshminë e (porositur prej) All-llahut, pse
atëherë ne do të jemi mëkatarë!”
E nëse dihet se ata të dy kanë merituar mëkat (kanë gënjyer) atëherë në vend të
tyre merren dy të tjerë prej atyre që kanë meritë (meritë trashëgimi) dhe ata të
dy betohen në All-llahun: “Dëshmimi ynë është më i drejtë nga dëshmimi i atyre
(dy të parëve), dhe ne nuk e tejkaluam (drejtësinë), pse atëherë do të ishim nga
mizorët!”
Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e testamentit)
ashtu si është drejt, dhe që të frikësohen (dëshmitarët trashëgimtarë) se po
thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë All-llahun dhe bindjuni, se
All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues.
(Përkujtonie o njerëz) Ditën kur All-llahu i tubon të dërguarit e u thotë:
“çfarë përgjigje (popujt) u dhanë juve?” Ata (pejgamberët) thonë: “Ne nuk dimë,
vërtet Ti je që i di të gjitha të fshehtat!”
All-llahu (atë ditë) i thotë: “O Isa, bir i merjemes, përkujtoj të mirat e Mia
ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë
(Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kush ishe) i pjekur
(si burrë), kur ta mësova ty librih e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur melejen
Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhërin Tim u bë
shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me
dëshirën Time, kur me urdhërin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa
beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente,
e disa prej tyre që nuk besuan than: “Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër
vetëm se magji e qartë!”
Dhe (përkujto) kur Havarijjunët thanë: “ O Isa, bir i Merjemes, Zoti ta mund të
na zbresë një tryezë nga qielli?” (Isai) tha: “Keni frikë All-llahun nëse jeni
besimtarë!”
(Ata) Thanë: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë )
zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën e të bëhemi
dëshmues të saj!”
Isai, bir i Merjemes, tha: “O All-llah, Zoti ynë, zbritna nga qielli një tryezë,
të na jetë festë (gëzim)për ne dhe për ata (që vijnë) pas nesh, të jetë argument
prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi më i mirë!”
Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni
mua dhe nënës time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je
Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha
thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, e unë e di ç’ka në Ty. Ti je
më i dijshmi i të fshehtave!”
Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove;ta adhuroni
All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i
tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar
për çdo send!”
All-llahu tha: “kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata
kanë Xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në ta.
All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është
shpëtim i madh.