Falenderimi i qoftë vetëm All-llahut, që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi
errësirat e dritën, e megjithëkëtë (që Ai meriton lavdërim) ata që mohuan, i
barazojnë (idhujt) me Zotin e tyre.
Ai është që ju krijoi nga balta, e mandej ju caktoi një afat (për vdekje) dhe
një afat është i caktuar pranë dijes së Tij, dhe pas (gjithë kësaj të vërtete)
ju dyshoni.
A e vrejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam që Ne u patëm mundësuar
atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga
qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak
të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) tjerë.
Edhe sikur të zbritnim ty një libër të shkruar në letër, e ta preknin atë me
duart e tyre, ata që mohuan do të thoshin: “Kjo nuk është tjetër përveç një
magji e qartë”.
E pastaj thanë: “Pse të mos i zbret atij (Muhammedit) një engjëll (të na thotë
për Muhammedin se është i dërguar)”. E sikur të zbritnim Ne një engjëll, çështja
do të merrte fund duke mos u dhënë atyre një afat.
Sikur ta bënim Ne atë (të dërguarin) engjëll, atë do ta bënim (në formë) njeriu
e do t’ua përzienim (ngatërronim) atyre atë që i përzien ata vetes së tyre.
Tuaj: “E kujt është e tërë kjo në qiej e tokë?” Thuaj: “Vetëm e All-llahut”. Ai
ia përaktoi mëshirën Vetes. Ai do t’ju tubojë në ditën e gjykimit, për të cilën
gjë nuk ka dyshim. Ata që i shkaktuan humbje vetvetes, ata nuk besojnë.
Thuaj: “A pos All-llahut, krijues i qiejvedhe i tokës, që ushqen të tjerët,
ndërsa vetë nuk ushqehet, të pranoj Zot tjetër?” Thuaj: “Unë jam urdhëruar të
jem i pari që bindem dhe (urdhërohem): të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët.
Nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, s’ka kush që ta largojë atë pos Tij,
e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i gjithëfuqishëm për
çdo send.
Thuaj: “Cili send ka dëshminë më të madhe?” Thuaj: “All-llahu është dëshmues mes
meje e jush, e mua më është shpallur ky Kur’an që me të t’ju tërheqë vërejtjen
juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në
ditën e kijametit). Ju po dëshmoni se All-llahut ka edhe zota tjerë, a?” Thuaj:
“Unë nuk dëshmoj!” Ai është vetëm një Zot dhe unë jam i pastër nga ajo që j u i
shoqëroni!”
Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka
përgënjeshtruar faktet e Tij? S’ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarëtnuk kanë
shpëtim.
Ka prej atyre që ty të dëgjon (kur lexon Kur’anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë
mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim,
dhe edhe dikur t’i shohim të gjitha faktet. ata nuk besojnë, derisa kur te ti e
të polemizojnë ata që mohuan thonë: “Nuk është tjetër ky (Kur’ani) vetëm se mit
i hershëm.
E sikur t’i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: “Ah sikr të
ktheheshim (në dynja), të mos gënjejmë faktet e Zotit toë e të bëhemi nga
besimtarët!”
Jo, (s’është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë,
prandaj edhe sikur të ktheheshin ata do të përsëritnin atë që e kishin të
ndaluar, e s’ka dyshim, ata janë gënjeshtarë.
Dhe, sikur t’i kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet
atyre: “A nuk është kjo (ringjalja) e vërtetë?” Ata thonë: “ Po, për zotin
tonë!” thotë: “Shijoni pra dënimin për atë që mohonit!”
Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë
humbur përderisa t’u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: “të mjerët ne për
atë që lëshuam” (nga punët e mira në dynja), e duke i bartur gabimet e veta në
shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin.
Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. S’ka
dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A nuk logjikoni?
Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër, dhe u
torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s’ka kush që ndryshon fjalët
(premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërgarve
(edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata).
Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe , ti kërkoje, nëse ke
mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose në qiell e t’u sjellësh atyre ndonjë argument
(po ti s’mund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë
të drejtë; po ti mos u bë nga të padijshmit (dhe mos u brengos).
vetëm ata që kanë dëgjim të shëndosh i përgjigjen (ftesës). Të vdekurit (ata që
dëgjojnë dhe nuk besojnë) All-llahu i ringjall, e pastaj te Ai kthehen (u jepatë
që e meritojnë).
Dhe thanë : “Përse të mos i zbret atij (Muhammedit) një mrekulli nga Zoti i
tij?” Thuaj: “S’ka dyshim se All-llahu ka fuqi t’ia zbresë një mrekulli, por
shumica e tyre nuk e dinë (se çka do t’i gjente më pas).
Nuk asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk
janë të nara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si
juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do
të tubohen.
Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm
dyrt e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i
kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.
Thuaj: “Nëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos
All-llahut cili zot tjetër do t’ju sjellë atë?”. Shih sesi ua shqarojmë faktet e
megjithkëtë ata nuk ua vënë veshin!
Thuaj: “Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depotë e All-llahut (e t’ju
sjellë mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t’ju tregojë se kur do
t’ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më
shpallet mua. Thuaj: “A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?” A nuk mendoni?
Ti tërhiqju vërejtjen me këtë (Kur’an) atyre që i frikësohen tubimit para zotit
të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse pos Tij nuk do të ketë as mbrojtës as
ndërmjetësues.
Dhe mos i përze ata që adhurojnë Zotin e tyre pa pra mëngjes e mbrëmje, duke
qenë të sinqertë ndaj Tij. Ti nukpërgjigjesh asgjë nga llogaria e tyre e as ata
nuk kanë kurrfarë përgjegjësie nga llogaria jote, e po i dëbove ata do të bëhesh
nga të padrejtit.
Kështu Ne i sprovojmë disa me disa tjerë (pasanikun me varfnjakun, atë me
autoritet me atë pa të) ashtu që të thonë: “ A këto janë mes nesh qëAll-llahu i
dhuroi?” A nuk është All-llahu më i dijshmi për ata që janë mirënjohës?!
E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: “Selamu alejkum, Zoti
juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kuh bën prej jush ndonjë ë keqe pa dije, e
mandej pas asaj (të keqe) pehdohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se All-llahu
është që falë shumë dhe është Mëshirues.
Thuaj: “Unë jam i ndaluar të adhuroj ata që adhuroni ju, pos All-llahut! thuaj:
“Unë nuk njeki dëshirat tuaja, pse do të ishte atëherë do te isha i humbur e jo
prej të udhëzuarve (në rrugë të drejtë).
Thuaj: “Unë i përmbahem të vërtetës (që më erdhi) nga Zoti im. Ju e gënjyet atë,
e për atë që nguteni ju (dënimin), nuk e bëj unë, vendimi i takon vetëm
All-llahut; Ai e rrëfen të vërtetën dhe Ai është më i miri i gjykatësve.
çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij.
Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr
në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në
librin e qartë (LehviMahfud).
Ai është që ju vë në gjumë natën dhe e di çka vepruat ditën, pastaj ju
ngjall-zgjon në të (ditën) për deri në afatin e caktuar (vdekje). Pastaj do të
ktheheni e do t’ju njohtojë me atë që keni pas vepruar.
Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet. Ndaj juve dërgon rojë (cakton
engjëj) derisa kur t’i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin
të dërguarit tanë (të tjerë) dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi.
Thuaj: “Kush ju spëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga
trishtimi) ju e lutni Atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton
prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?”
Thuaj: “Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënim prej së larti ose
prej së poshti nën këmbët tuaja apo t’ju ndaj në grupe e ta luftoni
njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kptojnë”.
Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në çështjet Tona, largohu prej tyre
derisa të kalojnë në bisedë tjetër. Nëse djalli të bën të harrosh (e rri me ta),
pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor.
Hiqu atyre që e marrin fenë (në vend që ta resprktojnë) për lojë e dëfrim dhe i
ka mashtruar jeta e kësaj bote. Ti përkujto me të (Kur’anin) që të mos bjerë
njeriu viktimë e asaj që ka veprruar, e që s’ka mbrojtës as ndërmjetësues për te
pos All-llahut. je ai (njeri) edhe nëse jep, çdo lloj shpagimi nuk i pranohet.
Të tillët janë ata që ranë viktimë e asaj që punuan. Ata , për skak se mohuan,
për pije kanë ujë të vluar e dënim të idhët.
Thuaj: “A pos All-llahut të adhurojmë çka nuk na sjell as dobi as dëm dhe të
kthehemi mbrapa (në kufur) pasi që All-llahu na vuri në rrugë të drejtë? Dhe
atëherë të bëhemi sikur ai, të cilin djallëzit e kanë rrëmbyer (e kanë hedhur)në
tokë (në një humnerë) e lënë të hutuar që, edhe pse ai ka shokë që e thërrasin
në rrugë të drejtë (i thonë): “Eja te ne” (ai nuk përgjigjet). Thuaj: “I vetmi
udhëzim është ai udhëzimi i All-llahut, dhe se jemi urdhëruar që t’i dorëzohemi
zotit të botëve.
E Ai është që krijoi qiejt dhe tokën me qëllim të caktuar, e (ruajuni dënimit)
ditën kur thotë : “Bëhu”! Ajo bëhet. Fjala e Tij është e njëmendtë dhe Atij i
takon sundimi ditën kur i fryhet “Surit” (kjo është hera e dytë). Ai e di të
fshehtën dhe konkretën, është më i urti që di për çdo gjë në hollësi.
Përkujtoju (o i dërguar) kur Ibrahimi i tha vëllaut të vet Azerit: “A statuja
(idhuj) adhuroni për zota? Unë po të shoh ty dhe popullin tënd në një humbje të
sigurt.
Kur e pa diellin të lindur, tha: “Ky është Zoti im, ky është i madh!” e kur ai
perëndoi, tha: O populli im, unë jam i pastërnga ajo që ju i shoqëroni!”