(Ky është) Libri, që të është ty, që me të t’u tërheqësh vërejtjen dhe t’i
këshillosh besmtarët, pra të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd (për kumtimin e
tij).
Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej ngjëjve u thamë: “bëni sexhde për
Ademin”. Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde.
(All-llahu) tha: “çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?” Ai
(Iblisi) tha: “Unë jam më i vlershëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e
krijove nga balta!”
(Ne i thamë) o Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të
doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes
suaj).
Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t’ua zbulojë atyre pjesët e turpshme
që u ishin të muluara dhe tha: “Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve atë pemë vetëm
që të mos bëhi meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve .
Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u
zbulua vendturpi i tyre dhe filluan të mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth)
nga gjethet e (pemëve të) Xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): “A nuk
ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik
i haptë për ju?!”
Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë vetvetes, në qoftë se nuk na
falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!”
O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk
zbukues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë argumentet e
All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.
O biktë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi sejtani sikurse i nxori prindërit
tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju dalë në shesh
lakuriqësia e tyre. Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk e
shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.
Kur (punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: “Ne i gjetëm që kështu
prindërit tanë, edhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën rreth Qabes lakuriq).
Thuaju: “All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për All-llahun çka nuk
dini?”
Thuaj: “All-llahu më urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo
namaz (lutje) dhe adhuronie Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të.
Ashtu sikur ju filloi (krijoi) sëpari do të ktheheni te Ai.
Një grup (nga ju) Ai e vuri në rrugë të drejtë, e nga një grup meritoi të jetë i
hmbur, pse ata (të hmburit) shejtanët i morën për miq, e megjithatë mrndonin se
ishin në rrugë të drejtë.
Thuaj: “Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për
robtë e vet?” Thuaj: “Ato janë në këtë botëpër ata që besuan, e në ditën e
kijametitjanë të posaqme për ta. Kështu i sqaron argumentet një populli që
kupton.
Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të
fshehta, ndaloi mëkatin, mdaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i
mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni
për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.
çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t’u vijë afati
tyre, ai nuk mund të shtyhet për një ashnjë moment, e as të përngutet më parë.
O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ju përkujtonë faktet e
Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta s’ka as frikë as
s’kanë përse të pikëllohen.
Kush është më mizor se ai që trilin shpifje ndaj All-llahut, apo i
përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është caktuar
(në shënime) deri kur t’u vijnë atyre të dërguarit tanë (mekaiket) t’ju marrin
shpirtine u thonë: “Ku janë ata që pos Zotit i lutshit?” Ata thonë: “Kanë humbur
prej nesh” dhe ashtu dëshmojnë për vete se ishin mohues (kafira).
(All-llahu) Ju thotë: “Hyni në Xhehennem me atë popull që ishte para jush nga
xhinët dhe nga njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një gruphyn në të , e
mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të ggjithë, grupi i fundit
i tyre thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, këta (pari) na kanë humbur neve (nga
rruga e drejtë), pra shtoju dënimin me zjarr atyre!” (All-llahu) Thotë: “Për
secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini.
Të parët e tyre (paria) të mbramëve të tyre ju thotë: “ Ju nuk keni përparësi
ndaj nesh (pse vetë keni bërë kufur), shijone pra dënimin për atë që e fituat!”
Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumente Tona dhe nga mendjemadhësia u
larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në
Xhennet deri të përbirojë devja vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë
kriminelët.
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndoken çka nuk ka
mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të Xhennetit dhe në të janë
përgjithmonë.
Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia
(nga urrejtja), janë në Xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: “falënderojmë
All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira,na hoq zilinë, na
futi në Xhennet), pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të
udhëzoemi. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne i besuam!”
E atyre u drejtohet thirrje: “KY është Xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat.
Ata të Xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: “Ne e
gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti në, e ju (banues të zjarrit) a e
gjetët të vërtetën atë që pat premtuar Zoti juaj?” Ata (banuesit e zjarrit)
thonë: “Po”. Atëherë në mes të tyre (mes dy grupeve) thërret një zë: “Mallkimi i
All-llahut qoftë mbi zullumqarët!”
E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi Araf (lart mbi mur)
janë burra që i njohin secilin (të Xhennetit dhe të Xhehennemit) me shenjat e
tyre. Ata i thërrasin banuesit e Xhennetit: “Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!” Ata
(të Arafit) nuk kanë hyrë në të, po shpresojnë.
Ata të Arafit i thërrasin do burra që i njohin me shenjat e tyre dhe u thonë:
“çka ju vlejti ai grumbullimi juaj (në pasuri e numër) dhe ajo që bënit
kryelartësi?” (e tash jeni në Xhennenem).
A këta janë ata (besimtarët), për të cilët betoheshi se nuk ka për t’i përfshirë
mëshira e All-llahut?” (në mënyrë ironike i përqeshin kufarët, mandej u thonë
besimtarëve): “Vazhdoni në Xhennet, as nuk ka frikë për ju, as nuk keni për t’u
brengosur!”
Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në Xhennet (duke ju thënë): “Na
qitni diç nga uji apo nga ajo që u ka dhënë All-llahu (se mbaruam nga etja)!”
Ata (në Xhennet) thonë: “All-llahu i ka ndaluar që të gjitha këto për
jobesimtarët!”
Ata që fenë e tyre e morrën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e dynjas.
Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse na e patën harruar takimin e kësaj dite të
tyre dhe, sikurse i refonin argumentet Tona!”
Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do t’u vijë. E atë ditë kur t’u vijë
(dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e kishin harruar
thonë+. “Vërtet të dërguarit e Zotit tanë erdhën me fakte të vërteta, a kemi
ndonjë ndërmjetsues që të na shpëtojë, ose të kthehemi (në dynja) e të veprojmë
tjetër nga ajo që vepruam” Ata shkatërruan vetveten dhe ushkoi huq trillimi ë
bënin.
Vërtet, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë
ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natë, që me të shpejtë e
kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i
janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij itakon krijimi dhe sundimi. I
madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.
Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të
pejgamberëve) dhe lutnie Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar
(mëshirën. S’ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.
Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato
(erëra) barin re të mëdha mbi, ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë
në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin ) nxjerrim të gjithë fruta. Kështu i
nxjerrim (i ngjalllim) të vdekurit, ashtu që të përkujtoni (fuqinë e Zotit).
Me lejen e All-llahut toka e mirë mbinë bimët, e ajo që nuk është kualitative,
ajo nuk mbinë vetëm (pak) me vështirësi. Kështu Ne i rradhisim argumentet Tona
për ata që falenderojnë.
Ne patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai i tha: “O populli im, adhuronie
vetëm All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin Tuaj në
një ditë të madhe!”
“A mos u çuditët që shpallja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës së) një
njeriu nga mesi juaj, për t’ju tërhequr vërejtjen që të ruheni dhe ashtu të
shpëtonni!”
Po ata e përgenjeshtruan atë (Nuhun), e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të
në anije, ndërsa ata që përgenjeshtruan faktet tona i fundosëm. Vërtet, ata
ishin popul i verbër.
Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: “O populli im,
adhuronie (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!”
Amos ju erdhi çudi që ju erdhi përmes një njeriu nga mesi juaj, e për t’ju
tërhequr vërejtjen. Perkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe
ju shtoi fuqinë fizike. Përkujtoni të mirat e All-llahut që të gjeni shpëtim.
Ata thanë: “A na erdhe (të na frikësosh) që ta adhurojmë vetëm All-llahun e të
braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë? Nëse je i vërtet (çka thua) sillna
atë që na premton (kërcenohesh)”.
(Hudi) Tha: “Juve ju gjeti dënimi dhe përbuzja nga Zoti juaj. A më polemizoni
mua për emra (të idhujve) që i emëruat ju dhe prindërit tuaj, e që për ta
All-llahu nuk shpalli kurfarë argumenti? Pritni pra, (dënimin) edhe unë ë bashku
me ju jam duke e pritur”.
Edhe te (populli) i Themudit u dërguam vëllain e tyre, Salihun, e ai ju tha: “O
populli im, besonie All-llahun (një) nuk keni zot tjetë pos Tij. Që, ju erdhi
argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo devja është mrekulli për ju. Linie këtë të lirë
të hajë në tokën e All-llahut dhe kurrsesi mos e merrni me të keq, e t’ju kapë
dënim i dhembshëm.
Përkujtoni All-llahun kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju
në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina ngritni shtëpia, përkujtoni
të mirat e All-llahut e mos u bëni shkatërrues në tokë.
Krerët kryelartë nga populli i tij thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin
besuar: “A e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?” Ata
thanë: “Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguar”.