Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kryet lart në tokë, e popullin e saj e ka
grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemte e tyre ua mbyt, e
gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve.
Ne nënën e Musait e inspiruam: t’i japë atij gji, e kur të keshë frikë për të,
atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë
atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit.
E atë e gjeti familja e faraonit, ashtu që në fund ai t’u bëhet atyre armik e
dëshprim. Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundërshtarë (gabonin
me qëllim).
E gruaja e faraonit tha: “Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë,
ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë për fëmijë”. Pra ata nuk e
dinin rrjedhimin.
E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të
faraonit) dhe gati ta zulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën e
saj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut).
Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e
Musait) tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që
do të jenë të sinqertë ndaj tij?”
Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar
dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut është i vërtetë e i sigurt, por
shumica e tyre nuk e dinë.
Dhe ai hyri në qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të tij, dhe në të i
gjeti dy veta që po përlaheshin, njëri prej ithtarëve të tij e tjetri prej
armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra
grusht e ai vdiç. Ai (Musai) tha: “kjo është prej veprave të djallit, e
s’kadyshim se ai është armik i hapët që shpie në humbje”.
Dhe (Musai) agoi i frikësuar në qytet e duke pritur (se çka po i ngjanë), kur
qe, ai i cili kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri sërish (në ndihmë), e Musai i
tha: “Vërtet ti qenke ngatërrestar i njohur!”
E kur dëshi ta rëmbejë atë që ishte armik i të dyve, ai tha: “A do të më mbysësh
mua siç e mbyte dje njeriun, ti nuk do tjetër, vetëm se do të bëhesh arrogant n
tokë, e nuk dëshiron të jeshë nga përmirësuesit!”
Dhe erdhi një njeri që ngutej nga ana më e largët e qytetit e tha: “O Musa,
parësimi është duke biseduar për të mbytur ty, pra ti dil (ik), unë jam
këshillues yti”.
E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin
bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyr vërejti d gra që o i ndalnin (kafshët e
tyre) e u tha: “E çka është puna e juve dyjave?” Ato që të dyja i thanë: “Ne nuk
u japim juë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!”
E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: “Babai im të thërret
që të paguaj ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!” E Kur shkoi
(Musai) te ai dh ai i tregoi atij ngjarjen, ai tha: “Mos ke frikë, paske
shpëtuar nga populli zullumqar!”
Ai (Shujabi) tha: Unë dëshiroj të martojë ty me njërën prej këtyre dy vjzave të
mia, me kusht që të shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është
vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të rëndojë ty, e në dashtë All-llahu, ti do të
gjejsh te unë mirëkuptim!”
Ai (Musai) tha: “Kjo le të mbetet mes meje e teje, e cilindo afat që do ta kryej
nga këta të dy, nuk do të ketë përgjegjësi për mua. Për këtë që po themi
All-llahu është garant”.
E kur Musai e kreu afatin dhe udhëtoi me familjen e vet, e vërejti kah ana e
Turit një zjarr, e familjes së vet i tha: “Rrini këtu, unë kam vërejtur një
zjarr, ndoshta do t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose një urë nga zjarri që të
ngroheni”.
Dhe kur arrit te ai (zjarr) nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar
me pemë u thirr: “O Musa, s’ka dyshim se Unë jm All-llahu, Zoti i botëve!”
Dhe ti hidhe shkpoin tënd! E kur e pa se po lëviz si të ishte gjarpër i shpejtë,
ktheu të ikë e nuk e vëstroi prapa. O Musa, ktheu ku ishe e mos u frikëso se me
të vërtetë ti je i sigurt.
Fute dorën në xhep e ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë dhe shtrëngoje
për vete krahun tënd kur të frikësohesh. Këto janë dy argumente nga Zoti yt për
te faraoni dhe rrethi i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
E vëllai im, Haruni, ësht më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua ndihmë që
të vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar.
(All-llahu iu përgjegj) Tha: “Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me
argumentet Tona do t’ju japim pushtet juve dyve ashtu që ata të mos mund t’u
afrohen juve, andaj ju të dy dhe ata që u janë bindur juve, jeni
ngadhënjimtarë”.
E kur Musai ua solli atyre argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo nuk është
tjetër vetëm se magji e trilluar dhe këtë nuk e kemi dëgjuar as ndër prindërit
tanë të hershëm!”
E Musai tha: “Zoti im e di më së miri për atë që u erdhi me udhëzim prej Tij dhe
kujt do t’i takojë përfundimi i mirë, se mizorët me siguri nuk do të kenë
shpëtim”.
E faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh njoh zot tjetër për ju pos meje, andaj
ti o Haman, m’i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë ndoshta do
të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse nunë mendoj se vërtet ai është
gënjeshtar”.
E ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne
Musait ia besuam shpalljën (e bëmë pejgamber dhe dërguam te faraoni), e ti as
nuk ishe aty pran.
Por Ne krijuam popuj (mes Musait e teje Muhammed), e koha ka zgjaur (ndaj, të
dërguam ty). Dhe nuk banove në mesin e popullit të Medjenit e t’u lexosh këtyre
argumentet Tona (lajmin për Musaln, për Shuajbin, për vvajzat e tij), por Ne të
dërguam (dhe të njoftuam).
Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë)
është mëshirë nga Zoti yt, për t’ia tërhequr vërejtjen një populli që para teje
nuk u kishte ardhur pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim.
Dhe të mos thonë, kur t’i godasë ndonjë e papritur, të cilën e kanë merituar
vetë: “Zoti ynë, përse nuk na ke dërguar ndonjë pejgamber që të pasonim
argumentet Tua e të bëheshim besimtar!”
E kur Atyre u edhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: “Përse nuk iu dha atij
(Muhammedit) sikurse Musait (ndonjë mrekulli materiale)! Po a nuk e mohuan atë
që iu dha Musait më parë?” E, thanë: “Dy magji që përmbajnë njëra-tjetërn. Dhe
thanë: çdonjëren prej tyre ne e mohojmë!”
Thuaj: “Nëse është e vërtetë çka thoni, atëherë sillni një libër prej All-llahut
që është edhe më udhëzues se këta dy (Tevrati e Kur’ani), e ti përmbahem edhe
unë atij?”
E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e
veta, e kush është më humbur se ai që duke pasur fakt prej All-llahut, ndjek
epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar.
Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne
kemi vepra tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!”
Ata thanë: “Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do
të jemi të dëbuar prej vendit tonë!” Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të
shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim mga ana Jonë,
po shumica e tyre nuk e dinë.
E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë
shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim
trashëgues të tyre.
Zoti yt nuk është i tillë që tq shkatërrojë venbanimet para se në kryeqendër të
tyre të dërgoj pejgamber, i cili do t’u lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk
shkatërruam vendbanime, po vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.
Dhe çdo gjë që u është dhnë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa
ajo që është te All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe përhershme, pra, a
nuk mendoni?
A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për Xhennet),
sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e
kijametit ai do të jetë prej të dënuarve?
E ata, të cilët e merituan fjfalën (dënimin)), thonë: “Zoti ynë, këta janë që ne
i humbëm, i humbëm ata si hunbëm edhe vetë, ne para Teje tërhiqëm se ata nuk na
adhueuan neve!”
Dhe u thuhet: “Thirrni zotat tuaj”! Ata i thërrasin, por ata nuk u përgjigjen
dot, dhe shohin dënimin. E atëherë (do të dëshironin) sikur të kishin qenë në
rrugën e drejtë (e të mos përjetonin dënimin).
Ai është All-llahu, nuk ka Zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në
këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm ATij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni.
Thuaj: “Sikur All-llahu t’a bënte natën të përhershme (t’ua zgjaste) deri në
ditën e kijametit, ç’mendoni, coli zot pos All-llahut do t’ju sillte juve dritë?
A nuk merrni vesh”
Thuaj: “Më tregoni, nëse All-llahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në ditën e
kijametit, cili zot pos All-llahut do t’ju sjellë natë që të pushoni në të? A
nuk shihni (sa po gaboni)?”
Dhe Ne do të nxjerrim prej çdo populli dëshmitarë e u themi: “Sillni argumentin
tuaj!” ATëherë do ta kuptojnë se e drejta (për Zot) është vetëm e All-llahut,
dhe dështon çdo trillim i tyre.
Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai shtypte atë popull ngase Ne i patëm
dhënë aq shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartin çelësat e (pasurisë
së) tij, e kur populli i vet i tha: “Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i
do të shfrenuarit!”
Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le
mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu
ty, e mos bën të këqia në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.
Ai (Karuni) tha: “Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!” Po a nuk e di ai
se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish që ishte edhe më i
fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për faje
e tyre (meqë All-llahu e di).
Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim
jetën e kësaj bote thanë: “ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit,
vërtet ai është fatbardhë!”