Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e
besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe
ua përmirëson gjendjen.
Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan
ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu u sjell
njerëzve shebmujt e tyre.
Pra, kur t’i takoni në (luftë) ata që nuk besuan mëshojuni në qafë (mbytni)
derisa t’i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lidhni ose kërkoni
dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë
All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë njërin me
tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua
humb veprat (por ua shton).
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin
përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret
shembulli i tyre.
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do t’i shtie në Xhennete nëpër të
cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë)
dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e veni i tyre ëshrtë zjarri.
A është i njejtë ai, që është i mbëhtetur në argument të qartë prej Zotit të
vet, si ai që veprat e tij të këqia i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?
Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të
devotshëm) në të cilin ka lumenju me ujë për pije, lumenj mga qumështi me shije
të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i
kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i
tyre (a është i njejtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja
me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?
Prej tyre ka asish që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u
drejtohen atyre që kanë dije e u thonë: “çka tha ai (Muhammedi) më parë?” Ata
janë zemrat e të cilëve ua ka vulosur All-llahu e ata udhëhiqen pas dëshirave të
veta.
Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t’u vijë befas, e parashenjat e
tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur t’u vijë
kijameti?
Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd,
për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu edi për lëshimet tuaja (për
vepra) dhe për vendin tuaj.
E ata që besuan po thonë: “Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon
luftën)?” E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të
cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin
në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja!
Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja
(e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj
All-llahut.
A pritet prej jush (hipokritëve) që në nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej
fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?
Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u than:
“Ne do t’ju dëgjojmë juve për disa çështje!” Po All-llahu i di fshehtësitë e
tyre.
E sikur të kishim dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janë ata, e do ti njihje
konkret po me siguri do t’i njohësh përme mënyrës së fjalës së tyre, e
All-llahui di vepra tuaja.
Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët
dhe ata që ishin të qënrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat
tuaja.
Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut edhe pse u ishte
sqaruar rruga e drejtë, e kundërshtuan të dërguarin, ata asgjë nuk mund t’i
bëjnë dëm All-llahut dhe Ai do t’ua zhduk veprat e tyre.
Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni
prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon prej jush tërë
pasurinë tuaj (por një pjesë).
Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër
armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën
kundër vetës, All-llahu s’ka nevojë, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse
ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendesojë me një popull tjetër, që nuk do të
jetë si ju.