Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e aloi në një pjesë të
natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes),
rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar
atij disa nga argumentet Tona. vërtet, Ai është dëgjuesi ( i fjalëve të Mu
hamedit), pamësi (i punëve të Muhammedit).
Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush njerëz Tanë, që ishin
të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth
vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte vendim i preë.
Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen
koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë të fytyrat tuaja,
që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë heërn e parë dhe që të shkatërrojnë
rrënjësisht atë që arrijnë.
Zoti juaj do t’ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni 9të keqes),
kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E Xhehennemin e kemi bërë burg për jobesimtarët.
Është e vërtet se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që ështëmë se e vërteta, e
besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë
shpërblim të madh.
Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e
pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.
Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën
e natës e shlyem me (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të
mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe
që të mësoni njehësimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo
send në mënyrë të hollësishme.
Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet,
e kush e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askushnuk do ta batë barrën e
tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin.
kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e
atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi ei
merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.
kush është që ka për qëllim vetëm kët botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa
duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në Xhehennem i nënqmuar, i përbuzur.
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të
silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy,
i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”,
as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta
respektuese).
Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj:
“Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.
Nëse detyrohesh t’ua kthesh shpinën atyre (të afërme etj. ), duke kërkuar
mëshirën, të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t’i ndihmuar ata),
atëherë thuaju atyre fja;ë të mira (të lehta).
Dhe mos e bën dorën tënde të lidur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e
shtrij në tërësi, e të bmetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).
Dhe mos mbytni njerin që All-llahu ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me
drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj),
kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të
mos kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (pprej Zotit).
Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë të mirë (për t’ia
shtuar), derisa ai të arijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatonie, pse për premtim
ka përgjegjësi.
Ne sqaruam në mnyrë të ndryshme (argumentet) në këtë Kur’an, ahtu që ata të
nxjerrin përvojë, por kjo nuk u shtoi atyre tjetër, vetëm se largim (nga e
vërteta).
Thuaj: “sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata, atëherë
ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj të Madhëruarit (për t’ia
marrë pushtetin).
Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e
nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bënë tesbihë), duke i shprehur
falënderim Atij, por ju nuk kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në
gjuhën e tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.
Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të
tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kur’an Zotin tënd, vetëm
Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.
Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: “Kush do të në rikthejë
neve në jetë?” Thuaj: “Ai që ju krijoi për të parën herë!?? E ata do të tundin
kokat e tyre nga ti e do të thonë: “Kur është ajo (ringjallja)?” Thuaj: “Ndoshta
do të jetë afër!”
(ringjallja është) Atë ditë kur Ai j thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur
e duke lavdëruar Atë, e ju duket se ju qëndruat (në dynja) vetëëm pak kohë.
Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai
do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar rojë të tyre (nuk të besuam ty
punën e tyre e t’i fusësh me dhunë në besim).
Zoti yt e di më së miri gjenden e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar
disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj, Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).
Të tillë (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë
afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen
dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënf ëshë për t’iu ruajtur.
Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta
shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo
është theksuar në Libër (lehvi mahfudh).
Neve nuk na pengoi asgjë që t’u sjellim argumente (mrekulli0, pos asaj që ata të
parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e
ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk
i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.
përkujto, kur Ne të thamë: “Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë
njerëzit (e di që këta nuk besojmë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen
tënde që të treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në
Kur’an), nuk ibëmë tjetër vetëm sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata
(idhujtarët), po nuk shton ai tjetër vetëm se rebelim të madh.
Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” (në shenjë
përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: “A t’i bej
sexhde atij që e krijove nga balta?”
(mandej vazhdoi e) tha: “A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua,
nëse më lë të jetojë deri në ditën e kijametit, unë gjithsesi do t’i shfaros
pasardhësit e tij, më përjashtim të një pakice”.
Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me
kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në
fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.
Zoti juaj është Ai që për ju mundëssoi lundrimin e anijeve në det në mënyrë që
të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë mëshirues ndaj jush.
E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni,
u mbete vetëm Ai (All-llahu), mirpo pasi që Ai t’ju shpëtojë e të arrini në
tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës.
A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju kthejë njëherë tjetër në det, et’ju
lëshojë ndonje furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj t’ju fndosë, e
pastaj nuk do të gjeni kiush do të hakmerrej kundër nesh për ju.
Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë
hipur në tokë e në det, ibegatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i
lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.
(përkujto) Ditën kur do të thërrasim secilin njeri me prijësin (librin,
pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e
djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e
padrejtë asnjë fije.
Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovijnë ty nga ajo që Ne ta
shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty
mik.
Ata gati të shqetësuar në tokë (në Mekë) për të përzënë prej saj, po atëherë
edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin).
Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke
bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.