Udhërrfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vertetës nga
gënjeshtra). S`ka dyshim për se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret
ndëshkimi i rreptë. All-llahu është ngadhënjyes, shpagimtar.
Ai është që ta zbriti ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e
librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtsisht të qarta (muteshabih). E ata, që në
zemrat etyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt
qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos
All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me
dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë
nga Zoti ynë! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.
Si gjendja e pasardhësve të faraonit dhe e atyre që ishin para tyre, që
përgënjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatërroi me fajet e tyre,
All-llahu ndëshkon shumë ashpër.
Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupet që u konfrontuat
ndërmjet vete, njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut e tjetri ishte
pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë
se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon atë që do. Vërtetë, në
këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjelltë.
U është zbukuruar njerëzve dashuria ndaj të këndjeve prej grave, djemve,
pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e
bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po te All-llahu është e ardhmja më
e mirë.
Thuaj: “A t’ju lajmëroj për diç shumë më të mirë se ato? Për ata që frikësohen ,
ata kanë te Zoti i tyre Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të
jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra , dhe kënaqësi nga All-llahu.
All-llahu është Basir (Ai që sheh çdogjë) për robërit.
All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dhe engjëjt e ata që kanë
dijeni, se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit, të
Urtit.
Pa dyshim feja te All-llahu është Islami. U kundërshtuan ata që u është dhënë
libri, pasi që u erdhi e vërteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e
All-llahut, (le ta dijë se) All-llahu (ia) llogaritë shpejtë.
E, nëse të polemizojnë, thuaj: “Ia kam nënshtruar fytyrën (qenien) All-llahut, e
edhe ithtarët e mij!” E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe
analfabetëve: “A u nënshtruat?” Nëse janë nënshtruar, atëherë janë përudhur e
nëse refuzojnë, vërtet ti ke (për obligim vetëm) kumunikimin; All-llahu është
Basir (Ai që sheh) për robërit.
Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë të drejte,
mbysin njerëz që këshillujnë për të drejtën, ti ata lajmëroi për një ndëshkim të
dhembëshëm e pikëllues.
A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë mjaft nga libri, kur të thirrën që
ndërmjet tyre të gjykojë libri i All-llahut, se si një grup prej tyre
prapësohej. Ata janë refuzues.
E, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do t’i tubojmë ata një ditë, për të cilën
nuk ka dyshim dhe çdo njeriu do t’i ofrohet ajo që e ka e fituar, duke mos iu
bërë atyre kurrnjë e padrejtë.
Thuaj: “O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia
heq prej dore pushtetin atij që do dhe e përul atë që do, e lartson atë që do.
çdo e mirë është në dorën Tënde , vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!”
Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të
gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do!
Besimtarët të mos i miësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë manash besimtarët. E kush
bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveq për qëllim ruajtja prej
të keqës së tyre. All-llahu ju tërheq vërejtjen prej (dënimit të) Tij pse vetëm
te All-llahu është e ardhmja.
Thuaj: “Edhe nëse e fshefin atë që keni në zemrat tuaja ose, e publikoni,
All-llahu e di gjithçka ka në qiej e ç’ka në tokë; All-llahu është i
plotëfuqishëm për çdo send.
Ditën kur çdo njeri e gjen pran vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të
keqe që bëri, do të dëshiroj që në mes tij dhe në mes asaj të jetë një distancë
shumë më e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit
Tij, megjithqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robëve.
Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë,
t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.
(Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: “Zoti im, Unë këtë që është në
barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje
këtë prej meje, vertetë Ti je Ai që dëgjon e di!”
E kur ajo e lindi tha: “Zoti im, unë e linda femër!” Po All-llahu e di më së
miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk si femra. ”Dhe unë e emërtova atë
Merjeme , e atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej djallit të
mallkuar.
Zoti i saj e pranoi premtimin e saj si është më mirë, e rriti me një edukatë të
mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirjas. Sa herë që hynte Zekirjaja
në mihrabin e saj gjente te ajo ushqimin e thonte: “Ai është nga All-llahu, se
All-llahu atë që do pa masë e furnizon!”
Aty në atë moment Zekirjaja e lut Zotin e tij e thotë: “Zoti im, falma edhe mua
nga ana juaj një ppasardhës (fëmijë) të mirë,vërtet, Ti je dëgjues i lutjes”!
E duke u falulr ai në faltore engjëjt e thërrasin: “All-llahu të përgëzon ty me
Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të
jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit!”
Ai (Zekirjaja) tha: “Zoti im,si mund të kem unë djalë kur mua më ka arritu
pleqëria dhe shoqja ime beronjë (sterile)?” Tha (All-llahu): “Kështu,All-llahu
punon çka të dojë!”
Ai (Zekirjaja) tha: “Zoti im më jepë mua një shenjë!” Shenja e jote - tha Ai -
është që tri ditë nuk do të mund t’u flasësh njerzve, pos me gjeste (mimikë),e
ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes!”
Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe
ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i
Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete.
Ajo tha: “Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s’më ka prekur njeriu (nuk
jam e martuar)? Ai (All-llahu) tha: “Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë.
Kur Ai vendos për një çështe, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet.
Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument,
unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut
bëhet shpend, unë i sheroj të verbërit, të sëmurit ne lëkurë, dhe unë me lejen e
All-llahut ngjalli të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e
depononi në shtëpiat tuaja. Vertetë, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë.
Dhe (kam ardhur) që t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj
disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kinie
frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua.
E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllmin që ta mbysin),
tha: ‘Kush janë ndihmëtarët e mij për në rrugë të All-llahut?’ Havarijunët
thanë: ‘Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, nei besuam All-llahut, e ti
dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)!
E, ata (jehudië) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundëvu
dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë
dredhi.
(Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: ‘O Isa, Unë po të marr ty, po të
ngris te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të
besuan ty, do t’i ngrisë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit ,
pastaj vetëm te Unë është kthimi juaj, Unë gjykuj mes jush për atëqë
kudështoheshit.
Vërtet, qështja e Isait (të lindur pa baba) te All-llahu është sikurse qështja e
Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha “Bëhu!” ai u bë.
E kush të kundërshton ty në qështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e
vërteta, ti thuaj: ‘Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona
dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vet ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim,
dhe mallkimi nga ana e All-llahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve.
Thuaju (o i dërguar): “‘O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të
bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të
mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos
konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!” E në qoftë se ata refuzojnë,
ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!”
(madje thuaju): “O ithtarë të librit,pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E,
nuk ja në shpallur as Tevrati as Inxhilli, vetëm se pas tij?! A nuk e kuptoni
(gënjeshtrën tuaj)?”
Ja ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e përse
polemizoni për atë që s’keni kurrfarë dije (ppër Ibrahimin)? All-llahu e din të
vërtetën e ju nuk e dini.
Njerëzit më me meritë për t’u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë
(besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ymeti i këtij). All-llahu
është mbrojtës i besimtarëve.
Një grup nga ithtarët e librit thanë (të vetëve): “Besoni para dite në atë që u
është shpallur atyre që besuan (muslimanëve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta
edhe ata (muslimanët), do të zbrapsen (nga besimi i tyre).
Dhe (u thonin):Mos i besoni askujt përveç atij që ështënë fenë tuaj!”Thuaj (o i
dërguar):”I vetmi udhëzim është udhëzimi nga All-llahu!” (u thoni të vetëve mos
besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt (pejgamberllëku) sikurse u është
dhënëjuve dhe (nga droja) se t’ju paraqesin fakte (muslimanët) para Zotit tuaj
(ditën e gjykimit). Thuaju: “E tërë e mira është në duar të All-llahut,Ai ia jep
atë kujt të dojë; All-llahu është dhurues i gjërë, i gjithdijshëm”
Ndër ithtarë të librit ka, që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen
ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinarë, ai nuk takthen ty atë,
përveç nëse gjithnjë irri gati (ia kërkon pajada). Këtë (e bëjnë)për arsye se
ata thonin:”Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të
paditurëve (arabëve analfabetë). Pra duke e ditur të vertetën, ata bëjnë
gënjeshtër ndaj All-llahut.
Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe
zotimet e tyrue, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në
ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre,nuk i shikon ata dhe i pastron
(prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.
Në të vertetë, një grup prej tyre janë ata që pëhtjellojnë gjuhët e tyre kur
lexojnë librin (për të deformuar kuptimin) ashtuqë ju të mendoni se ajo
(shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga (i vertetë), adje thonë:Kjo
është nga All-llahu!”Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë
gënjeshtra për All-llahun.
S’është e drejtë as nuk i takoiasnjë njeriu që t’i ketë dhënë All-llahu librin,
urtësinë dhe pejgamberllëkun,e pastaj ai t’u thotë njerëzve:”Bëhuni rob të mij
(adhuromëni mua) e jo të All-llahut!” por (ju thotë):”Bëhumi dijetarë të
mësimeve të Zotit, ngase e keni mësuar njerëzve livrin dhe e keni studiuar atë.